Nga Adriana KALAJA
Në fakt në korsinë e të drejtës dhe të vërtetës
Sot, pas 36 muaj, ndjehem mirë, pasi e kam fituar betejën morale me një kriminele si Irena me 300 mbiemra.
Dhe të mendosh që, përballë nuk kisha vetëm një gjyqtare dhe ish Kryetare të një prej gjykatave më të rëndësishme në vend, por një bandite që kishte në krah pushtetin mafioz, narko qeverinë, krimin e organizuar, paratë e pista dhe mbështetjen e institucioneve ligjzbatuese, të mbytura në llumin e korrupsionit dhe nepotizmit.
Por unë i’a dola.
Unë nuk u ndala pavarësisht çdo gjëje.
Si?
Duke ndjekur korsinë e të vërtetës dhe të drejtës, por edhe duke bërë “presionin” e duhur lidhur me denoncimet e mia, për t’i treguar atyre që paguhen me paratë tona dhe që në shumë raste bëjnë sikur harrojnë, në bashkëpim në fakt me denoncuesin, se nuk mund bëjnë qoka dhe korrupsion ne detyrat kushtetuese se:
– Une i vëzhgoj dhe, as nuk lodhem e as nuk harroj.
Në këtë kuadër, sot kam përcjellë kërkesat e rradhës pranë SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke bërë që shkresat e përpiluara nga unë, lidhur me këtë çështje të jenë:
- Në Prokurorinë e Përgjithshme, 9 (nëntë) kërkesa.
- Në Ministrinë e Drejtësisë, 2 (dy) kërkesa.
- Në SPAK, 1 (një) kallëzim baze dhe 2 (dy) shtesa.
- Në SPAK, 4 (katër) kërkesa për infirmacion dhe depozitim prove të re.
- Në KLGJ, 1 (një) kërkesë.
- Në KPA, 1 (një) kërkesë.
- Në ILD, 1 (një) kërkesë.
- Në KPA, ish Komisionerit Dumani, 1 (një) kërkesë.
- Në ONM, 1 (një) kërkesë.
- Rezyme e dorëzuar pranë Ambasadës së SHBA, për gjithë aktivitetin kriminal të kësaj vrasëse me pagesë, të opozitës shqiptare, krerëve të saj dhe rrjedhimisht pluralizmit të vendit.
Hapi i rradhës?
Surprizë……
Mos i fikni nesër celularët
Ndërkohë, deri nesër, lexoni shkresat që përcolla sot pranë SPAK (e katërta), dhe Prokurorisë së Përgjithshme (e nënta):






Gazeta RD