Malltezi: “Halli” i Irenës që zuri edhe BIRN

Nga Jamarbër MALLTEZI

Lajmi i sotshëm nga BIRN ishte raportim gjysmak dhe me doreza. Nuk besoj se nuk dinë të bejnë më mirë, por duan të mbrojnë edhe kur pisllëku qelb. BIRN u krijua me financim te huaj kryesisht nga Soros (ose shërbimesh që kanalizoheshin përmes Soros) ndërsa lajmet e viteve të fundit raportonin financim nga shërbimi inteligjent britanik ndonëse për këtë nuk u paraqit kontratë apo faturë. Mbetet një rrjet gazetarie i financuar nga të huaj që ka angazhuar kryesisht gazetarë të mirë ndonëse shumica militante të majtë (deri koleg te Erion Veliajt nga Mjaft).

BIRN nuk raporton për rastet e mashtrimeve dhe falsifikimeve nga prokurorët dhe gjyqtarët pasi mesa duket financuesit nuk paguajnë për këto lajme. Në rastin e Berishës BIRN nuk raportoi se Edi Rama urdhëroi publikisht SPAK në kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblenë e PS me 07.05.2022 që të procedohej penalisht Sali Berisha duke urdheruar „“Jemi vetëpërmbajtur deri kur tani nuk mban më. Zonja dhe zotërinj të SPAK po deligjitimoni SPAK dhe gjithë reformën në drejtësi“. Prokurorët u nënshtruan duke nisur hetime 30 vjeçare dhe duke shkuar deri në mashtrime dhe falsifikime të dokumentit zyrtar. Natyrisht BIRN nuk ka shkruar asgjë as për influencën e kundraligjshme të ish diplomatëve Gabriel Escobar dhe Yuri Kim që influencuan prokurorët dhe që për më tepër Kim u korruptua në Shqipëri duke u bërë pjesë e vjedhjes së mbi 100 miljon $ pa tender por kontratë direkte duke sjellë me dy anije që nuk prodhuan kurrë energji.

BIRN nuk raportoi as për prezencën e opozitës në “degjesën” që mafia e inceneratorëve kreu në Sharrë para 8 vitesh, ndonëse fjala e përfaqësuesve të opozitës qe ju sqaroi banorëve se qeveria kish nxjerrë VKM që ju grabiste tokat me 2 €/m2 bëri që banorët të revoltoheshin dhe të shkatërronin atë pseudo-degjesë. Ato toka që ju grabiten banorëve me pas u përdorën nga mafia e plehrave për të grabitur edhe para të BE permes IPARD për të ndërtuar sera në plehra.

BIRN nuk raportoi për shkeljet ligjore dhe konventore, konfliktet e interesit të Irenës dhe mashtrimet e falsifikimet e prokurorëve në procesin politik ndaj liderit të opozitës. Irena Gjoka kish fshehur faktin që ishte shkarkuar nga KLD e kryesuar nga Berisha në 1996. KLGJ fillimisht ia dha kopjen e vendimit të shkarkinit të Irenës avokatëve të Berishës, por veç 2 javë më pas KLGJ mashtroi deputetët duke shkruar se nuk i kanë ruajtur vendimet e vitit 1996. Irena Gjoka mashtroi në çdo seancë gjyqi duke mos pranuar se ishte shkarkuar, dhe kur doli dokumenti ia mbyllën simotrat e saj. Deri Gjykata Kushtetuese u shpreh se vendimi i shkarkimit ishte vendim kolegjial dhe jo personal i Berishës ndaj nuk kishte konflikt interesi per Irenen. Por GJK u fsheh pas gishtit për atë që edhe Berishën fillimisht prokurorët politikë e akuzuan për akte kolegjiale. Institucionet shqiptare mbyllën sytë fort edhe kur faktet dolën në mediat greke.

Më 03.03.2024 gazeta “Ta Nea” raportoi për falsifikimin e Irena Gjokës por BIRN nuk e raportoi ndërsa tellallët e qeverisë thanë se ishte shkrim nga Tirana.

Me 4-5 Maj 2024 gazeta “Prothotema” në Greqi botoi vendimin e gjykatës lidhur me falsifikimin e Irena Gjokës dhe apelin që kishte nisur në gjykatën e Athinës por që ishte rrëzuar pasi duhej të apelonte në gjykatën penale të Janinës. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi me 07.05.2024 se po niste hetim të thelluar për Irena Gjokën bazuar nga lajmi i rëndë i botuar dhe ky hetim kinse zgjati mbi 20 muaj. Por prokuroria e përgjithshme e kishte konfirmuar që vendimi penal ishte autentik qysh para 4 muajsh! Në shtator Prokuroria e Pergjithshme pranoi para deputetëve se vendimi penal për Irena Gjokën ishte autentik. Pse u vonua edhe 4 muaj të tjerë Prokuroria e Përgjithshme?

Me 05.05.2025 Sali Berisha para dyerve të SPAK bëri publik vendimin e Gjykatës së Janinës me VULE APOSTILE që konfirmonte se Irena Gjoka ishte dënuar me vendim penal të formës së prerë nga gjykata e Janinës. Çertifikimi me vulë apostile është forma me përfundimtare e konfirmimit që bëjnë shtetet dhe si Greqia edhe Shqipëria janë pjesë e Konventës së Hagës se 5 Tetorit 1961 që njohin certifikimin me vule apostile. Por sërisht Prokuroria e Përgjithshme vendosi të injorojë vulën apostile dhe të vonohet sërisht edhe 10 muaj të tjerë se kinse po bën hetim të thelluar.

Më e rënda për BIRN është që në lajmin e sotshëm nuk guxoi të përfshijë atë që vetë BIRN ka referuar për Shqiptarët 8 muaj më parë: faktin që Irena Gjoka i tha BIRN në Maj 2025 se “kurrë nuk kish qenë e dënuar në Greqi“. Kaq shpejt BIRN harroi lajmin e vet? Thjesht nuk donte ti kujtonte publikut që Irena ështe mashtruese dhe falsifikatore përsëritëse.

Me 6 Maj 2025 u publikua prokura që vetë Irena kish firmosur për të angazhuar avokat në Greqi për të kundërshtuar vendimet e dëbimit.

Berisha dhe Malltezi kanë depozituar padi penale në prokurori të Tiranës për Irena Gjoken por se prokurorët nuk prekin pataten e nxehtë që i shërben Edi Ramës dhe e kalojnë tek tjetri.

SPAK njoftoi nisjen e procedimit penal qysh më 7 Maj 2025 por se shtetasi Dumani e rregjistroi pa emër ndonëse rasti flagrant i botuar në media dhe me vulë apostile tregon emrin Irena Gjoka. Kjo u bë vetëm që ta shtyjë në kalendat greke dhe të fshihet pas veprimeve hetimore që zgjasin shumë vite! Një vendim i formës së prerë i konfirmuar me vulë apostile që rregjistrohet pa emër dhe shtyhet vite të tëra?!

BIRN raporton sot se KLGJ nuk i ka dhënë afat se kur do shprehet për Irena Gjokën, por BIRN “harron” të raportojë që ligji detyron KLGJ të shprehet brenda 15 ditësh. Edhe sa 15 ditësha kanë kaluar qysh kur Berisha dhe Malltezi i kanë kërkuar KLGJ të shprehet për Irena Gjokën. Por KLGJ në mënyrë të përsëritur është fshehur pas gishtit duke deklaruar se nuk marrin për të mirëqena dokumentet (qoftë dhe me vulë apostile) nga të tretët por i duan nga Prokuroria e Përgjithshme dhe se “po presin Prokurorinë e Përgjithshme që t’ia vërtetojë”. Prokuroria u vonua përmbi 20 muaj se ishte e veshtirë të konfirmojë një vendim gjykate të certifikuar me vulë apostile. Edhe pasi pranoi zyrtarisht në Kuvend kur u pyet nga deputetët e opozitës se “kemi marrë konfirmim edhe nga autoritetet Greke se vendimi penal (i certifikuar me vulë apostile) është autentik” Prokurorisë së Përgjithshme ju desh edhe 4 muaj që të përfundonte raportin me shkrim.

Irena Gjoka është falsifikatore përsëritëse: ka 2 dëbime nga Greqia dhe 1 dënim penal. Më tej falsifikoi formularët e dekriminalizimit dhe më pas edhe formularët e vetingut. Dhe ketu nuk po hyj fare në paratë e parregullta që kinse i rregulloi me kontratë pa noter mes vëllezërve me burrin dhe as për faktin e kafenesë përballë gjykatores së Fierit ku ndahej “drejtësia” e Irenës.

Rasti i Irena Gjokës qelb rëndë dhe hedh në erë procesin fals të vetingut që u kryesua nga motra e zv. Kryeministres Belinda Balluku. Ky rast tregon se pseudoreforma nuk u bë për të pastruar sistemin por për ta kapur politikisht gjithë sistemin e drejtësisë. Fakti që institucionet fshihen dhe nuk veprojnë janë tregues i rëndësishëm për këtë. ILD nuk ka nisur fare hetim për rastin, Prokuroria e Përgjithshme vonoi përmbi 20 muaj për një konfirmim, Prokuroria e Tiranës nuk ka përgjigje për kallëzimin penal nga Berisha dhe Malltezi, SPAK u fsheh duke rregjistruar procedim pa emër që të shtyhet ligjërisht deri 3 vjet, KLGJ injoroi ligjin që e detyron të shprehet brenda 15 ditësh duke u fshehur përmbi 8 muaj pas Prokurorisë së Përgjithshme.

Dhe ky paragraf i fundit ka më shumë lajme sesa çfarë ka raportuar BIRN qysh prej 1 viti për reformën në drejtësi.

About Redaksia

Check Also

Për Shqipërinë

Nga Arlind BAJAJ Prej afro 10 vitesh, Shqipëria është duke u përballur me një krim …