Trump merr në krah Vjosa Osmanin, Rama në krah të Ballukut që kërkohet për tu arrestuar

Rama ka zgjedhur që të jetë në krah të Ballukut që kërkohet pë tu arrestuar nga SPAK dhe jo në takimin inagurues të Bordit të Paqes në Davos, ku ai do të dëshironte të ishte për një foto me Presidentin Trump. Kjo është një shenjë e panikut të Ramës, ndërkohë që vijon të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mos pezulluar Ballukun nga posti në qeveri, vendim që pritet të jepet sot.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes në Davos.

Osmani u pa duke shkëmbyer edhe një bisedë të shkurtë me presidentin Trump, ku më pas nënshkroi marrëveshjen e cila u prit me duartrokitje nga të pranishmit e tjerë.

Çfare është Bordi i Paqes?

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kontaktuar figura të ndryshme anembanë botës për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes” dhe në entitete të lidhura me të, të cilat synojnë të mbikëqyrin qeverisjen dhe rindërtimin në Gazën e pasluftës.

Shtëpia e Bardhë tha se do të ketë një bord kryesor, të kryesuar nga vetë Trump, një komitet palestinez teknokratësh, të cilët synojnë të qeverisin territorin e shkatërruar nga lufta, dhe një “bord ekzekutiv” të dytë që duket se është projektuar të ketë një rol më këshillues. /

About Krye Redaktor

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …