CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Marrëveshja për Bordin e Paqes, Bardhi: Rama braktisi votimin, s’e sheh dot me sy Trump

Kreu I grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në një postim në rrjetet e tij sociale shkruan se, se kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, 🇺🇸 Presidenti Trump, nuk braktis votimin.

Bardhi theksoi se, veprimi i kryeministrit Edi Rama, i cili u largua nga seanca pa e votuar marrëveshjen e Bordit të Paqes, tregon qartë mungesën e vullnetit të tij për të mbështetur partneritetin me SHBA-në dhe marrëveshjet e rëndësishme për vendin.

Reagimi

Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj,  [🇺🇸]  Presidenti Trump, nuk braktis votimin.
Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen!

Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos.

Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur dhe për tu dukur i fortë kundër SPAK-ut. U rreshtua si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.

Ne ia dogjëm skemën perverse antiopozitë Edi Ramës. Ne e votuam me besim marrëveshjen dhe partneritetin me Presidentin e SHBA-së. Ai u zhduk nga Parlamenti pa votuar.

Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

About Redaksia

Check Also

7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti …