CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

“Gati të paguajë për një foto me Trump”, gazetari: Raportet e Ramës me SHBA janë të ngrira

Klodian Tomorri

Ajo që ne po diskutonim dhe që ka të bëjë me mungesën e çuditshme të pjesëmarrjes së zotit Rama në Davos, përtej justifikimeve që jep kryeministri, se “unë kisha vajzën e presidentit amerikan këtu dhe duhej ta mikprisja atë”, ka një gjë që e dinë të gjithë. Edi Rama është i gatshëm të bëjë çfarëdo dhe të paguajë pafund për një foto me Donald Trump. Qoftë edhe një foto, jo më të ishte i ulur në një tryezë, në një tryezë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo i rrëzon të gjitha ato alibitë apo justifikimet që kryeministri bën përse nuk shkoi në Davos. Sepse, siç u diskutua këtu, ai ka pasur kohë, e ka pasur mundësinë të priste, të darkonte me vajzën e presidentit dhe gjithashtu të shkonte në Davos. Ky njeri që merr charter-in, që ka përdorur charter-a pafund dhe ka shkuar në aktivitete OJF-sh që nuk kishin asnjë vlerë, tani vendosi të mos shkojë në një aktivitet ku ishte njeriu më i fuqishëm i botës, presidenti Donald Trump. Pra, duket se zoti Rama, pavarësisht darkave, dhe unë nuk e shoh ndonjë ngjarje të madhe faktin që ai shkoi dhe darkoi me vajzën e presidentit Donald Trump, se, në fakt, para dy ose tre ditësh ai ishte me Jared Kushnerin, në një foto diku jashtë shtetit, në një aktivitet.

Çështja është që zoti Rama nuk ka akses në Uashingtonin zyrtar. Dhe kjo tashmë është e qartë për të gjithë. Nuk ka akses, jo vetëm atje, por edhe raportet me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu në Tiranë janë të ngrira. Praktikisht ne e kemi parë, nuk ka vizita të ngarkuarës me punë në kryeministri, nuk ka takime të veçanta…

Duket sikur Uashingtoni zyrtar, dhe Uashingtoni zyrtar është më i madh sesa presidenti, ka vendosur një barrierë ndaj qeverisë së Shqipërisë. Një barrierë që nuk mund të thyhet me darkat që zoti Rama mund të hajë, qoftë me vajzën e presidentit Trump, Ivanka Trump, qoftë me dhëndrin e tij, Jared Kushner.

About Redaksia

Check Also

Ish-ministri i PS përplaset me Gogun: Leri ndërzimet! Rama s’është kryeministri im…

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu u përplas në ‘Top Story’ me …