Ish-ministri i PS përplaset me Gogun: Leri ndërzimet! Rama s’është kryeministri im…

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu u përplas në ‘Top Story’ me ish-ministrin socalist të Financave, Arben Malajn teksa diskutonin se çfarë fiton apo humbet Shqipëria nga pjesëmarrja në Bordin e Paqes.

Teksa Gogu po fliste me superlativa për “arritjet e Ramës” ndërhyri Malaj dhe tha se, qeveria e tij vlerësohet negative nga gjithë raportet ndërkombëtare dhe i rikujtoi mbi 140 mln euro që BE i bllokoi pas skandalit me fondet e AKSHI-t.

Malaj u acarua teksa gjatë debatit Gogu i tha se Rama është edhe kryeministri i tij dhe e përfaqëson, ndërkohë që ish-ministri reagoi menjëherë me tone të larta doke e mohuar kategorisht që Rama ta përfaqësojë.

Debati

Malaj: Ne kemi arritur në një pikë që s’duam ti dëgjojmë më nderkombëtarët. Jep BE mbi 140 mln euro për bujqësinë, sapo ndodhi skandali i AKSHI-t të bllokoi. Ku e shof unë fuqinë e ramës, , kur vendin im është i vetmi vend që i bllokohen 140 mln euro.

Gogu: Ju po bëni atë udhëtimin e atij nipçes që ja bënte gjyshit nga ndërzimi artificial te lufta në Vietnam. S’të ndjek dot se po flasim për Bordin e Paqes.

Malaj: Je pastor apo politikan, leri ndërzimet dhe gjëegjezat. Ki respekt për vetveten. Me gjaegjeza do ta bëjmë debatin.

Gogu: Po çlidhje ka me Bordin e Paqes. Juve po thoni që duhet të marri nga Bordi i Paqes, çfarë do marri zgjidhje për AKSHI-n…

Malaj: Kryeministri jot…

Gogo: Jo jo, kryeministri është i imi, i juaji, i gjithë shqiptarëve që e kanë votuar.

Malaj: Jo, e kanë votuar një pjesë e shqiptarëve.

Gogu: Por sot të shërben edhe ty.

Malaj: Jo, mua nuk më shërben fare dhe ja kam thënë në sy.

Gogu: Do na përfaqësojë, edhe non gratën do ta përfaqësojë.

Malaj: Nëse rritet repurtacioni i Presidentit dhe kryeministrit ka përtifime edhe vendi. Ju po e mitizoni Ramën, por do e shihni edhe koston e mitizimit të tij.

E dyta, nëse bllokohen fondet e BE ka lidhje me kredibilitetin e Ramës. Mos e mitizoni Ramën se ka arritje të mëdha sepse fati i Shqipërisë s’ka patur lidhje me Ramën.

Nëse ju e ngrini Ramën dhe qeveria e Ramës vlerësohet negative nga gjithë raportet ndërkombëtare ka një kontraditë.

About Redaksia

Check Also

7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti …