Të gjitha institucionet u bënë dje mur për të mbrojtur korrupsionin! Shpresa e vetme janë qytetarët e këtij vendi

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, të gjitha institucionet u bënë dje mur për të mbrojtur korrupsionin! Shpresa e vetme janë qytetarët e këtij vendi.

“Të gjitha institucionet u bënë dje mur për të mbrojtur korrupsionin! Shpresa e vetme janë qytetarët e këtij vendi”, tha lideri i opozitës.

Berisha: Ndaj dhe dita e djeshme faktoi edhe njëherë të dashur qytetarë dhe qytetare se e vetmja shpresë e këtij vendi, e vetmja shpresë e këtij kombi, e vetmja shpresë e të rinjve dhe fëmijëve shqiptarë jeni ju.

Jemi në kilometrin e fundit.

Me guxim dhe besim, të vendosur të bëjmë çdo gjë për përmbysjen e këtij regjimi.

Nuk ka shok në botë, tëra institucionet bëhen mur korrupsioni. Katër, edhe gjykata me ta.

Institucionet më të larta të shtetit.

Të turpit.

Të kleptokracisë.

Të narkoshtetit.

Në të gjithë terminologjinë botërore të formave të shtetit, shtetit aktual të sotëm në Shqipëri i përshtatet më shumë se çdo gjë tjetër, shtet i kakistokracisë.

Nga greqishtja e lashtë, më i keqi.

Dhe ky është më i keqi.

Ndaj qytetarë, të bashkojmë forcat dhe t’u tregojmë vendin.

Bota po u tregon vendin këtyre në mënyrën më të vendosur.

About Redaksia

Check Also

Dokumentat provojnë se Rama është implikuar në vrasje/ Denoncimi i fortë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se kreu …