Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetave tha se, me Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm betejë!
Berisha tha se, do krijojmë komisionet tona për reformë territoriale dhe zgjedhore.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Ndërkohë që ju kërcënoni qeverinë për rrëzim me protesta, mazhoranca ditën e djeshme ka marrë një vendim për të ndryshuar rregullat e lojës tek komisioni i reformës territoriale. Tashmë nuk do të ketë bashkëkryetar sipas mazhorancës, por do të jetë një rikompozim të komisionit. E njëjta gjë do të ndodhë dhe në Komisionin e reformës zgjedhore, sipas porosisë së Ramës. Ju do të ktheheni në këto dy tryeza.
Sali Berisha: Ne kemi ndërprerë bashkëpunimin me narkomazhorancën, ne krijojmë komisionet e reformës territoriale me forcat opozitare dhe reformën zgjedhore me forcat opozitare.
Me media me të gjitha dhe ne krijojmë, paraqesim para shqiptarëve reformën tonë territoriale.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Pra do ta bëni reformën jashtë parlamentit?
Sali Berisha: Do bëjmë reformën e vërtetë. Janë deputetët tanë që do e bëjnë. Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë ata që do të kryesojnë komisionet nga ana e PD, sepse do jetë bashkë me opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Pra në Komisionet që janë në parlament nuk do të shkoni më.
Sali Berisha: Me Edi Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm betejë!
Gazeta RD