Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar edhe njëherë në lidhje me transparencën mbi ratifikimin e ligjit për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, të iniciuar nga Presidenti i 47-të i ShBA-ve, Donald Trump.
Bardhi shkruan se, opozita votoi në bllok kundër neneve që përmbanin emrin e Edi Ramës në ligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes’.
Sipas Bardhit, mazhoranca rrëzoi me forcën e kartonit amendamentet tona që ligji të marrë tiparet e ligjit të Republikës. Mazhoranca mund ta rehatojë Edi Ramën duke i vënë emrin në ligj, por ai e di mirë se nuk ka as rehati, as lavdi për hajdutët.
Reagimi
Opozita votoi në bllok kundër neneve që përmbanin emrin e Edi Ramës në ligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Ky është një akt i paprecedent që nxjerr në pah hallin e madh të Edi Ramës. Mazhoranca rrëzoi me forcën e kartonit amendamentet tona që ligji të marrë tiparet e ligjit të Republikës.
Mazhoranca mund ta rehatojë Edi Ramën duke i vënë emrin në ligj, por ai e di mirë se nuk ka as rehati, as lavdi për hajdutët. Për ata që bashkëpunojnë me kartelet e drogës. Për ata që kanë vjedhur dhe zhvatur shqiptarët pa mëshirë.
Duke nisur nga vota,
duke vazhduar me pasuritë publike,
me koncesionet,
me tenderat,
me taksat,
me pronën,
me të ardhmen e këtij vendi.
Mazhoranca mund të përdorë sot një dokument të aleatit tonë strategjik për të blerë kohë, por Edi Rama duhet ta dijë se nuk ka shpëtim nga përballja.
Sepse përballja e vërtetë do të jetë më 24 janar, me qytetarët. Dhe përballë qytetarëve, asnjë manovër politike dhe asnjë emër në letër nuk ka vlerë!
Gazeta RD