Mediat në vend raportojnë se mjeti, i cili është filmuar më herët duke lëvizur në të njëjtën linjë me eskortën e kryeministrit, është dorëzuar tashmë pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Hetimi përqendrohet në një grup të dyshuar kriminal që operonte në fushën e tenderëve publikë, konkretisht në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas autoriteteve, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri ndodhen ende në kërkim.
Dosja hetimore përfshin edhe akuza të rënda, ku thuhet se grupi ka ushtruar presion dhe ka mbajtur peng biznesmenin Gerond Meçe, duke e detyruar të tërhiqej nga procedurat konkurruese për tenderë shtetërorë.
Gazeta RD