Dokumentat provojnë se Rama është implikuar në vrasje/ Denoncimi i fortë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se kreu i qeverisë është kriminel.

Kryedemokrati deklaroi, se sipas tij, Rama është i implikuar me dokumente edhe në vrasje.

Berisha theksoi se Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK, nuk vepronte pa miratimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit, duke theksuar se çdo hap i tij ishte i koordinuar dhe i kontrolluar nga Rama.

Sipas tij, Agasi ishte një person i besuar i kreut të qeveris dhe vepronte në emër të tij.

“Ta kemi shumë të qartë. Ai është një kriminel, ta dish një gjë. Është i implikuar me dokumente edhe në vrasje. Ergys Agasi nuk lëvizte asnjë milimetër pa të. Ergys Agasi ishte goja e tij, mendja e tij, shpirti i tij i zi”, u shpreh Berisha në studio.

Ergys Agasi është shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e dyshuar të abuzimit me fondet publike në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

About Krye Redaktor

Check Also

Balluku presion anëtarëve të GJK/ Gazetarja: SPAK po heton trupën gjyqësore të Kushtetueses

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku duke …