Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me të rinjtë e Forumit Rinor tha se, Kombi nuk ka pasur ndonjëherë armik më të egër se sa Edi Rama. Ai tha se, Shqipëria sot është në rrezik zhdukje si komb, për shkak të politikave shkatërruese të qeverisë ndaj popullit.
Berisha theksoi se, nuk ka pasur kombi ndonjëherë në histori një armik më të egër të ekzistencës së tij se sa Edi Rama, shumë më tepër se Enver Hoxha.
Berisha: Miq, prokurorë, gjykatës, bëjnë gabime, kanë tendenca politike, janë politikë, kur sulmojnë si politikë, duhet t’ua kthesh.
Kjo ndodh këtu, kjo ndodh edhe në SHBA.
Edhe aty ka ndodhur, edhe aty prokurori trillonte për kandidatin për president në mënyrën më monstruoze. Por asnjëherë ai nuk bëri mëdysh fjalën e tij, u paraqit sa herë e kërkuan.
Se ky është rregulli.
Rregulli është që duhet t’i qëndrosh ligjit, duhet të zbatosh ligjin.
Se ti je për shtetin ligjor, je për Kushtetutën.
Sepse Kushtetuta është shtyllë ligjore e garancisë së demokracisë.
Kurse këta rreshtoheshin në një mënyrë të paimagjinueshme për të mbrojtur një hajdute, e cila u them ju, në mënyrë absolute në çdo tender ka firmën dhe dorën e saj të zezë, që shkon jo në qindra milionë, por në miliarda euro për vete dhe Edi Ramën.
Pra, ju mblidheni sot këtu në një kohë kur vetëm në hapësirën Shengen janë larguar mbi 700 mijë të rinj shqiptarë.
Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur ne si komb jemi në kërcënim absolut ekzistencial.
Po, ju jeni tani njerëz të dijes.
Kombi ka disa tregues demografikë. Ato janë themelorë për të ardhmen e tij.
Ato tregues, po të ecin me këtë trend, pas 50 vitesh, shqiptarët i konsiderojnë komb të fshirë.
Sepse ne sot e kemi lindshmërinë që kemi pasur 100 vite më parë kur ishim 700 mijë banorë.
Sot ne kemi treguesin e lindshmërisë më të ulëtin në botë.
Sot, nga viti 2018 gjer sot, ne kemi mijëra vdekje në vit më shumë se sa lindje.
A e shihni ju se ku e katandisi ky?
Në një kohë që gjer në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri vetëm rritej.
Pse?
Një faktor themelor. Vetëm një. Sepse ju, bashkëmoshatarët tuaj vendosnit, besonit se ëndrrën tuaj mund ta ndërtoni në vendin tuaj. Kaq. Asgjë tjetër nuk kishte.
Por kishte një mjedis, kishte një alternativë, kishte një seri rrethanash të cilëve bashkëmoshatarëve tuaj u jepnin shpresë, u jepnin besim, se ata mund të shkolloheshin, se ata mund të punësoheshin, se ata mund të ndërtonin folenë e tyre, mund të kishin shtëpinë.
Kurse sot imagjinoni çfarë largimi të tmerrshëm masiv.
Nuk ka pasur kombi ndonjëherë në histori një armik më të egër të ekzistencës së tij se sa Edi Rama.
Shumë më tepër se Enver Hoxha.
Enver Hoxha ishte gjakësor.
Ishte mizor në të drejtat e njeriut.
Por nuk mund të themi se ai dhe klika që e rrethonte vodhi shqiptarët siç vjedhin këta sot.
Jo, jo, jo harrojeni këtë.
Ata kishin paranojat e tyre, por këta vjedhin në mënyrë të paimagjinueshme.
Shkoni, gjeni djegësin e Tiranës. 130 milionë euro ka vjedhur Edi Rama me Erion Veliajn.
Gazeta RD