Tirana është kthyer në një shesh beteje mes qytetareve dhe regjimit. Beteja po vazhdon para Parlanentit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ka bërë thirrje policisë që të mos shndërrohet në shërbëtore e karteleve të drogës, por të dalin në krah të qytetarëve.
‘I bëj thirrje narkopolicisë, kthejuni ligjit dhe mos u shndërroni në shërbëtorë të karteleve siç është kreu juaj apo kreu i qeverisë.
Mos merrni urdhra për të mbrojtur kartelet e drogës dhe korrupsionit, por bëhuni besnikë të qytetarëve dhe të ligjit dhe Kushtetutës.
Çdo shërbim ndaj narkoshtetit është shërbim kundër shtetit.
Këtë duhet ta ketë të qartë çdo punonjës policie që sot është këtu dhe vërshon ndaj qytetarëve të pafajshëm.
U bëj thirrje të bëjnë kujdes, të mos prekin asnjë qytetar.
Kjo është një protestë qytetarë, kjo shtë një revoltë qytetarë.
Qytetarët ndjehen të dhunuar, të vjedhur, të shantazhuar nga narkoregjimi dhe sigurisht e drejta e tyre është të protestojnë.
Në një protestë qytetare nuk ka vend për arrestime dhe shoqërime
Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik.
U siguroj se fundi është afër.
Narkopolicia nuk mund t’i mbrojë’, tha deputetit i PD-së, Flamur Noka për mediat.

Gazeta RD