Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një fjalimi para selisë së Partisë Demokratike përshëndeti qytetarët që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Berisha tha se, qytetarët dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës: vrimën e miut nuk do ta gjesh më!
“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Lebetitën narkodiktatorin.
Është kryekriminel.
Kreun e organizatës kriminale.
Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.
Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më.
Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë.
Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte future”, tha Berisha.
Gazeta RD