I pyetur nga gazetarët nëse protesta e arriti qëllimin e saj, lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se, ky qëllim u arrit plotësisht.
Ndërkaq, ai tha se, protesta e radhës dhe mënyra se si do të jetë, do të njoftohet.
Pjesë nga fjala e kreut te PD, Sali Berisha:
Enkel Xhangoli, KlanNews: Zoti Berisha, a e arriti qëllimin protesta sot?
Sali Berisha: Plotësisht. Beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli, jo.
Mos e merrni kështu.
Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme.
Është një betejë e pandërprerë.
Është një betejë, të cilën të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurat, të mundshme, do ta fitojnë.
Enkel Xhangoli, KlanNews: Protesta e radhës kur do jetë?
Sali Berisha: Do e njoftojmë protestën e radhës dhe variantet e saj.
Por ne tani jemi në fushë betejë dhe absolutisht nuk ndalemi gjer në rrëzimin e tij.
Gazeta RD