Berisha: Belinda, Linda dhe Mirlinda do jenë personazhe kryesore që rrethojnë Ramën në takimet e mia në Strasburg!

-Rama atje konsiderohet si djali i Gadafit-

– Zoti Berisha, të gjitha akuzat që keni ngritur ndaj qeverisë, a do i raportoni gjatë vizitës që ju keni në Strasburg?

Sali Berisha: Të gjitha atje, po ua them që këtu, Belinda, Linda dhe Mirlinda do jenë personazhe kryesore që do rrethojnë Ramën në Strasburg.

Sigurisht që do ua them unë atyre, do t’ua them të gjitihë Europës.

Se kjo që ndodh këtu, nuk ndodh kund në botë.

Ka vjedhur, vjedhur dhe vjedhur dhe tani bllokon heqjen e imunitetit.

Ai do jetë personazhi më i zi.

Le se aty, me fjalimin famëzi që ka mbajtur, ai konsiderohet si me qenë djali i Gadafit.

Jo, mos u çudisni.

Absolutisht po.

Dhe ua thashë edhe unë aty, dhe e duartrokitën kur ua thashë unë këtë.

Ai foli këtu, u thashë unë, si me qenë djali i Gadafit.

Tani ata e kanë të njohur siç është ky, dhe kësaj here unë e përshkruaj siç është.

About Redaksia

Check Also

“Janë kryengritësit e lirisë”/ Reagon Berisha: Lebetitën Ramaduron dhe kalbësirën rilindje

Kryetari i PD, Berisha i është përgjigjur Ramës që i quajti protestuesit si “jashtëderdhje” duke …