Tabaku: 500 milionë euro për AKSHI-n, por shërbimet dixhitale nuk funksionojnë!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi atë që e cilëson si një dështim të rëndë të politikave të digjitalizimit nga qeveria, duke theksuar se shpenzimet rekord nuk janë reflektuar në shërbime funksionale për qytetarët.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se, vetëm brenda një viti buxheti i AKSHI-t është rritur me rreth 500 milionë euro, ndërkohë që administrata publike ka arritur në 184 mijë punonjës, rreth 20 mijë më shumë krahasuar me katër vite më parë.

Sipas saj, kjo rritje justifikohet nga qeveria me digjitalizimin dhe përmirësimin e shërbimeve, por realiteti është krejt tjetër.

“Administrata publike dhe AKSHI sot përbëjnë pothuajse 18% të buxhetit të shtetit, por asnjë nga shërbimet digjitale nuk funksionon”, deklaron Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Sërish për Irenën me 3 mbiemra…

Nga Adriana KALAJA Ashtu siç Jua kam bërë me dije, në vijim të informacioneve të …