Reagimi i gazetares/ Shqipërisë i duhen protesta si ajo e 24 janarit, opozita të mos ndalet

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në një studio televizive, vlerësoi protestën e fundit të opozitës si një demonstrim të qartë dhe të fuqishëm të rolit të saj politik.

Sipas Shehut, kjo protestë tregoi se opozita ka kuptuar se zgjidhja nuk mund të vijë nga faktorë të jashtëm si SHBA, BE apo SPAK, por nga vetë veprimet dhe vendosmëria e saj në rrugë dhe në organizimin politik, duke synuar të rrisë presionin mbi qeverinë dhe të forcojë kauzën e saj në mënyrë të vazhdueshme.

“Me thënë të drejtën, ndjeva nga shtëpia, jo nga rruga, besoj aty situata ka qenë shumë më, shumë më e fortë. Ndjeva që më në fund opozita bëri një ushtrim proteste ashtu siç duhet të ishin edhe të jenë protestat e opozitës. Dhe ajo që kuptova është që opozita më në fund është e qartë, të paktën për linjën politike që do të ndjekë në vazhdim në raport me qeverinë. Është e qartë sepse, në momentin që ti i mbledh të gjitha forcat, del në rrugë dhe le të themi, ke një lloj qartësie edhe në mënyrën se si do ta organizosh protestën, që ajo të bëjë zhurmë, që ajo të jetë e fortë, që ajo të jetë revoltë edhe e dukshme ndërkombëtarisht, unë besoj që ja arriti qëllimit”, tha gazetarja, Shehu.

About Krye Redaktor

Check Also

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e …