Ish-drejtori i Doganave, Gent Gazheli do të jetë zëvendës-ministër i Mjedisit. Lëvizja vjen nga Rama në një moment ku raportohet se Gazheli është nën hetim nga SPAK.
Gazheli u emërua në krye të administratës doganore në vitin 2020, duke drejtuar një nga institucionet kyçe të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe të kontrollit të kufijve për mallrat. Gjatë mandatit të tij, Doganat kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të çështjeve që lidhen me kontrabandën, akcizat dhe performancën e të ardhurave.
Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Doganave pas dorëheqjes së Gent Gazhelit. Beja ka qenë më herët sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, ku është emëruar që nga muaji gusht i vitit 2024.
Gazeta RD