Berisha: Denoncuam Ramën si autor kryesor të aferës Balluku dhe të AKSHI-t!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në Strasburg denoncuam Ramën si autor kryesor të aferës Balluku dhe të AKSHI-t.

Ai theksoi se, mund t’u them se tre ditë në sallat e tempullit të demokracisë, fantazma e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, ishte më e përçmuara.

Berisha: Publikisht falënderova Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për qëndrimin e saj të prerë ndaj Ramaduros, të cilin ai e ka fshehur.

Por unë falënderova të gjitha grupet parlamentare të Asamblesë, lidershipin e saj, të cilat në unanimitet i anuluan atij të gjithë takim pas fjalimit me stil Gedafi, që mbajti në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

I falënderova për anulimin e drekës zyrtare që është në traditën e atij institucioni që shtron për kryetarët e shteteve apo të qeverive që flasin në atë sallë.

I sigurova se këto akte janë një mbështetje e vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Janë edhe një apel i rëndësishëm për ta.

Gjatë qëndrimit në sallën e parlamentit u denoncua Rama si autor kryesor i aferës Balluku dhe AKSHI-t.

Kërcënimi që përbën Edi Rama për vendet e Europës, duke bërë të mundur koordinatorit të tij të eksportojë të gjithë të dhenat e internetit nga Shqipëria në duart e bandave, karteleve të drogës dhe armiqve të NATO-s.

Tronditëse ishin këto lajme, tronditëse.

Mund t’u them se tre ditë në sallat e tempullit të demokracisë, fantazma e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, ishte më e përçmuara.

Shqipëria e Edi Ramës renditet aty si një nga diktaturat autoritare, por e vetmja diktaturë autoritare që bazohet në drogë.

About Redaksia

Check Also

Nisma greke, shembull që duhet ta zbatojmë edhe ne!

Nga Bujar Leskaj Nisma greke për uljen nga data 31 gusht 2026, të çmimeve të …