PS ka vetëm një qëllim, të fitohet kohë për Ballukun që të shpëtojë Rama!

Bardh SPAHIA

Loja me “Ping-Pong” institucional ka vetëm një qëllim, të fitohet kohë për Ballukun që të shpëtojë Rama.

Nuk është e thënë që të gjithë aktorët të takohen në një dhomë për të bërë planin. Jo, mos u gaboni! Mjafton që secili të zvarrisë pjesën e vet. Parlamenti me procedurë. Gjykata me afate. SPAK me hetime të ngadalta. Rezultati final? Imunitet de-facto përmes burokracisë.

Duke mbrojtur “ushtarin” Balluku, “Mbreti” Rama mbron veten, pasi rënia e një figure kaq qëndrore, të zhytur brenda shumë thellë dhe shumë afër, do të ekspozonte të gjithë strukturën kriminale qeverisëse duke shembur kështjellën prej rëre të ngritur bashkë me krim në kurriz të njerëzve të ndershëm të vjedhur.

Por dallga e revoltës si tsunami do shembë dhe fshijë njëherë e përgjithmonë kështjellën e tyre të vogël.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Regjimi liron bandën e hajdutëve të Bashkisë/ Kelliçi: Kapitullim i drejtësisë ndaj krimit të veshur me kostum

Belind KELLIÇI Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën 5D të …