Berisha: Kudo që shkel këmba e Edi Ramës, ai shkon si armik i egër i kombit shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët edhe për vizitën e Ramës në Izrael. Berisha tha se, kudo që shkel këmba e Edi Ramës, ai shkon si armik i egër i kombit shqiptar.

Mariglen Kume: Zoti Berisha, më datën 25 deri me datë 27 janar, kryeministri Edi Rama pati një vizitë zyrtare në Izrael. Kjo vizitë vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit pati si premtim kryesor mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin në BE, ndërkohë që BE kohët e fundit ka qenë kritike disi për shkak të konfliktit në Izrael? Keni një koment për këtë çështje? Dhe gjatë vizitës tuaj që patët ditët e fundit, a është komentuar prej partnerëve ndërkombëtare kjo çështje? A u është ngritur si shqetësim nga ndërkombëtarët çështja e dosjes së AKSHI-t?

Sali Berisha: Çështja e dosjes së AKSHI-t? Pa diskutim që unë e paraqita atë.
Unë, ndërkombëtarëve, u përpoqa t’u paraqes dimensionin më me interes për ata, dhe dimensioni më me interes për ata ishte kërcënimi që Edi Rama me AKSHI-n dhe kartelet e drogës përbën për ta.
Sigurisht që informova se gjithçka tek AKSHI është familja Rama, Linda, Armandi dhe vetë Edi, dhe këtë e informova, por i informova për rrezikun real që paraqet Shqipëria e Edi Ramës për ta me eksportin e të dhënave më sekrete, përfshirë të dhënat e NATO-s në organizatat kriminale dhe në armiqtë e NATO-s.
Patjetër, nuk kishte si të mos informoja, qëllim kryesor.
Dhe jo vetëm në grup, por edhe në sallë plenare, në të dyja, se ka përgjegjësi.
Së dyti, tani do të them unë kaq, kudo që shkel këmba e atij, dhe kudo që të shkojë, ai shkon si armik i egër i kombit shqiptar.
Edi Rama, në çdo vend që shkon, kudo që ndodhet, në Tiranë, në Surrel, jashtë vendit dhe brenda vendit, ai tani është një armik i egër i kombit shqiptar.
Ky është përcaktimi im.
I qartë besoj? I qartë.
Në çështjet e tjera, nuk mund të them, se kjo është konsiderata e PD për Edi Ramën.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Regjimi liron bandën e hajdutëve të Bashkisë/ Kelliçi: Kapitullim i drejtësisë ndaj krimit të veshur me kostum

Belind KELLIÇI Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën 5D të …