Ramës i anullohen të gjitha takimet në Asamblenë Parlamentare të KiE, deklarata…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët dha detaje nga vizita e tij në Strasburg, ku ndër të tjera u shpreh se informoi ndërkombëtarët për situatën ku ndodhet Shqipëria, sipas tij nga keqqeverisja e Ramës.

Berisha theksoi se pas zgjedhjeve të 11 majit, Rama dha qindra leje për hotele luksoze dhe kulla korrupsioni.

Po ashtu, Sali Berisha tha se falenderoi grupet parlamentare te Asamblesë, qe sipas tij i anuluan cdo takim kryeministrit Edi Rama.

“Në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare sic mund ti keni ndjekur, paraqitën rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, po edhe për mbarë Evropën.

Ne informuam, dhe paralajmëruam, të pranishmit se Rama përbën rrezik madhor për vendet e tyre, pasi ai është padrino i karteleve më të fuqishme të drogës në Evropë, të cilat eksportojnë drejt Evropës.

Informuam për qindra e qindra leje hotele resorte turistike, kulla korrupsioni dhe droge të dhëna pas zgjedhjeve të 11 majit nga Edi Rama si shpërblim për pjesëmarrje në zgjedhje.

Falenderova të gjitha grupet parlamentare të Asamblesë, të cilat në unanimitet i anuluan atij cdo takim pas fjalimit Stili i Gadafit që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Evropës”, tha Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali-Regjimi liron bandën e hajdutëve të Bashkisë/ Kelliçi: Kapitullim i drejtësisë ndaj krimit të veshur me kostum

Belind KELLIÇI Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën 5D të …