Ermal Hasimja, një ndër themeluesit e Forumit për Dialog Politik, pas takimit të mbajtur sot në mesditë në selinë e PD ku ishin të pranishëm përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatë të opozitës tha se, kemi gjetur vullnet të përbashkët, jemi në rrugën e duhur.
Hasimja tha se, nuk pati kushte përkundrazi pati interes të madh të arrihet një mirëkuptim i madh.
“Kemi vetëm dy raste të tilla. Nga ana tjetër kemi, shohim një bashkëpunim të të plotë, edhe nga parti të cilat në fakt, ose nga forca lëvizjesh, s’dua t’ju vë emra, por kemi gjetur vullnet bashkëpunimi dhe pranimin e pjesëmarrjes në tryezë edhe nga parti që jo domosdoshmërisht kanë pasur marrëdhënie të mira, për shembull, me me me Partinë Demokratike ose me aleatët e vet.
Kështu që, në pikën ku jemi, besoj që tryeza po merr formën e vet. Domethënë kemi rënë dakord në në parim me me këto parti me të cilat kemi diskutuar tani. Domethënë është Partia Demokratike me me aleatët e vet tradicionalë, ‘Shqipëria Bëhet’ me zotin Lapaj, kemi folur me, diskutuar me përfaqësuesit e tyre. Kanë pasur disa propozime, disa kërkesa. Ja u kemi paraqitur, se ky është roli jonë i mediatorit, ndërmjetësit, lehtësuesit.
Ja u kemi paraqitur dhe Partisë Demokratike dhe aleatëve të vet. Në parim kanë rënë dakord për kërkesat që që kanë patur. Natyrisht, mund të mos vijnë dakord 100% për gjërat, por ky është një lloj procesi në të cilin secila palë negocion, diskuton.
Me zotin Dash Shehi gjithashtu, kemi diskutuar dje. Ai është gjithashtu i gatshëm që të të bashkëpunojë, të jetë i hapur ndaj një lloj bashkëpunimi të të opozitës. Gjithashtu, diskutime kemi pasur dhe me lëvizjen Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Në fakt, një nga anëtarët e tyre është dhe pjesë e grupit, kështu që themi që në parim edhe ata janë pjesë e e kësaj. Dhe nga ana tjetër, në përpjekjen tonë do të përpiqemi që përtej tryezës së partive, të përfshijmë në këtë lloj procesi dhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile, ata që kanë një lloj ëh, angazhimi, që kanë diçka për të thënë dhe një lloj kontributi për të për të dhënë”, tha Hasimja.
Gazeta RD