Vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, Bledar Doçi, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është arrestuar ditën e sotme në Turqi.
Organizata kriminale me bazë në Durrës dhe në Puglia, trafikonte sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.
Në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie, ndërsa drejtimin e grupit vitet e fundit ia kishte lënë nipit të tij, “Visit të Pojës”.
Nga operacioni i autoriteteve italiane në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre ishin për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, teksa disa prej tyre arritën të arratiseshin, duke përfshirë edhe kreun e grupit Elvis Doçi.
Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar 30 episode të trafikut të drogës në Itali dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës. Për të realizuar këtë hetim janë përdorur edhe të dhënat nga aplikacionet SKY ECC.
Gazeta RD