Çështja Balluku/ Tabaku i përgjigjet eurodeputetit: Nuk është mënyrë europiane të mbrosh korrupsionin!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka replikuar me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, lidhur me vlerësimin e protestës së opozitës të 24 janarit dhe situatën e demokracisë në vend.

Në një intervistë për emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj, Tabaku theksoi se protesta është një mjet europian i shprehjes së pakënaqësisë dhe se problemi real nuk janë molotovët, por mbrojtja politike e korrupsionit.

“Nuk është mënyrë europiane të mbrosh korrupsionin. Protesta është mënyrë europiane për të thënë gjërat”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se shqetësimi për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku shkon përtej interesave të Partisë Demokratike.

Sipas saj, zvarritja e shqyrtimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit përbën një precedent të rrezikshëm dhe një mburojë politike ndaj drejtësisë.

“Ky nuk është shqetësim vetëm i PD-së, por i gjithë shoqërisë dhe një pengesë serioze për integrimin europian. Imuniteti nuk është privilegj, por përgjegjësi”, theksoi Tabaku.

Ajo akuzoi mazhorancën se po zvarrit procesin me qëllim, duke cenuar kredibilitetin e SPAK dhe duke dërguar mesazhin se korrupsioni mund të mbrohet përmes forcës politike.

About Redaksia

Check Also

Rrugët që po bien nga korrupsioni Rama-Balluku

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video nga paralizimi i aksit Përrenjas …