Vlora e ka bërë zgjedhjen e saj, nderim protestuesve guximtarë!

Nga Rezenbrik Serjani

Në çdo qytet që do të shkelë, dhe kudo ku e ka të planifikuar të shkelë, kryetari i sektit do të pritet me protesta nga qytetarët anembanë vendit.

Sepse fara që ka mbjellë për 13 vite me radhë, fara e korrupsionit, abuzimit, shpopullimit, varfërimit dhe vrasjes së shpresës, që u kanë dëmtuar banesat, bizneset dhe jetën qytetarëve, është ajo farë që do të shënojnë fundin e tij politik dhe do të shkërmoqin organizatën dhe sistemin korruptiv që ai dhe sekti i tij kanë ndërtuar e konsoliduar në kurriz të shqiptarëve këto 13 vite.

Ajo që po ndodh në Vlorë prej më shumë se një muaji, që nga protesta e ujit, janë protesta të pastra qytetare. Ato dëshmojnë revoltën dhe ndërgjegjen qytetare që mbart çdo qytetar i ndershëm.

Regjimit i ka ardhur fundi !

Kryeministri mjeran, i panikosur dhe i trembur deri në palcë nga qytetarët e ndershëm, revolta e të cilëve po e shkërmoq përfundimisht, anulloi takimin e ditës së sotme në Vlorë, sepse e di mirë: me Vlorën nuk ka shaka; ajo flet me dhe për historinë !

Bojkoti masiv i 9 nëntorit, që prodhoi një kryetar bashkie jo legjitim me vetëm 7%, dhe protestat e pandërprera që prej asaj dite, tregojnë qartë se Vlora e ka bërë zgjedhjen e saj. Vlora e ka degdisur kryeministrin mjeran atje ku e ka vendin: në koshin e turpit të historisë.

Mirënjohje dhe nderime protestuesve guximtarë, tregtarëve vlonjatë dhe çdo qytetari që qëndron kundër arrogancës, abuzimit, cinizmit dhe korrupsionit.

About Redaksia

Check Also

Vijon revolta kundër Ramës, masa kilometrike e protestuesve pushton Unazën e Tiranës

Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në …