Tregtarët e Vlorës janë rikthyer sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, duke shprehur indinjatën ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit.
Sipas tregtarëve, vendimi për të zhvendosur tregun e fruta-perimeve në tregun e Çoles dhe tregun industrial në Shumicën e Jallit të Nartës është marrë pa asnjë konsultim real dhe pa garanci për kushtet minimale të punës.
Me thirrje të forta, ata përsërisin mesazhin e tyre: “A vdekshim ne që ja ju dham voten 100% ju!”, duke e bërë të qartë zemërimin ndaj vendimmarrjes që e dëmton rëndë ekonominë e familjeve që jetojnë nga ky aktivitet.
Tregtarët paralajmërojnë se protestat do të vijojnë derisa pushteti lokal të hapë një proces real konsultimi dhe të garantojë kushte të sigurta dhe funksionale për tregjet e reja.
Gazeta RD