Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, fjalimi i tij në Strasburg u ndërpre pas dy minutash, sipas rregullores. Ai e dinte këtë dhe kishte planifikuar të fliste për çështjen e qeverisë teknike në minutat e para. Pavarësisht ndërprerjes së zërit, ai vazhdoi duke kërkuar kamerat.
Në lidhje me lajmet se i ishte prerë fjala, ai i quajti ato trillime dhe i cilësoi mediat si “shushunja” dhe “lakej” të qeverisë që shpifin për të dezinformuar qytetarët.
Berisha: Plotësisht, të falenderoj. Fjala në Strasburg për diskutantët është gjithnjë dy minuta dhe ajo ndërpritet automatikisht.
E vërteta është se unë e dija këtë, isha i vetëdijshëm dhe natyrisht që pjesën më pikante ia kisha rezervuar Ramës që në minutën e parë, kursë në minutën e fundit unë e dija se ajo ndërpritet, por unë vazhdova se kamera funksionon pavarësisht se zëri shuhet. Mua më interesonte kamera dhe kërkova qeverinë teknike.
Por këta lakej që hapin lajmin, ata janë shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotet e rrugëve, që thotë Belinda që ky kaq, ai aq.
Ja këta janë ata të portaleve të qeverisë, mjeranë që si papagaj të depersonalizuar, që pa dalë në mëngjes pështyjnë fytyrën e tyre njëherë dhe pastaj vazhdojnë ditën pa asnjë lloj dinjiteti.
Edhe lajmi tjetër që nuk isha i ftuar, këta tallen me njerëzit, unë jam anëtar i asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës dhe kurrë anëtarët nuk ftohen përveçse në trillimet e Ballës apo Peleshit, kush i përhap ato.
Gazeta RD