Rama dërgon Spiropalin në Vlorë, qytetarët e përzënë: Turp që vini, na kini shkulur me themel

Pasi anuloi vizitën e parashikuar në Vlorë, kryeministri dërgoi ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, në bastionin e PS-së, i cili gjatë muajve të fundit është përballur me një sërë problematikash.

Qytetarët vlonjatë të indinjuar e pritën me tone të ashpra, duke shprehur pakënaqësinë për situatën me të cilën po përballen prej kohësh.

“Turp që vini në Vlorë, se e kini shkulur me themel. T’iu vijë rëndë që vini në Vlorë”, iu drejtua një qytetare ministres, gjatë përplasjes verbale.

Spiropali pranoi se nuk kishte qenë në dijeni të plotë për situatën dhe kaloi situatën duke thënë se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të kuptuar më nga afër problematikën e tregtarëve.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, u shpreh ajo.

Tregtarët kundërshtojnë vendimin e bashkisë për ngritjen e dy tregjeve të përkohshme: tregu i fruta-perimeve në lagjen “24 Maji” dhe tregtimi i mallrave të tjera në zonën industriale të Çolës.

Ndërkohë, Vlora është përballur me disa problematika serioze gjatë festave të fundit. Qyteti mbeti pa ujë për disa ditë për shkak të çarjes së një tubacioni, ndërsa më pas u përfshi nga përmbytje për shkak të kanalizimeve dhe busteve të bllokuara, duke bërë që uji të vërshojë në rrugë dhe në banesa.

Po ashtu, me vendimin e ri të Lorena Goxhobellos për transferimin e Kadastrës së Vlorës, qytetarët janë të detyruar të udhëtojnë drejt Tiranës për çdo dokument pronësie.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top! Për plaçkën e tyre janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë!

Pyetje: Zoti Berisha, a arritët të flisnit me mjekët, në lidhje me gjendjen e zotit …