Berisha: Unë jam optimist se çdo njeri që ndjehet opozitar duhet të bashkohet me frontin opozitar

Kryetari i PD, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët, theksoi optimizmin e tij për krijimin e një fronti të gjerë opozitar, duke përfshirë forca politike, shoqërinë civile dhe individë që ndjehen opozitarë ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Berisha shprehu shpresën se çdo opozitar i vërtetë do të përqafojë këtë nismë për të hapur rrugën për zgjedhje të lira dhe të drejta, duke e konsideruar këtë një interes parësor për çdo forcë opozitare.

Toni Latifi: Përshëndetje Doktor. Ju dje mblodhët tryezën me aleatë dhe shoqërinë civile. Çfarë u arrit nga kjo dhe a do jeni në gjendje të mblidhni të gjithë faktorin opozitar kundër Ramës se gjendja është e padurueshme. Cili do jetë hapi tjetër?

Sali Berisha: Iniciativa e djeshme është iniciativë e një grupi personalitetesh nga shoqëria civile të cilët duan të lehtësojnë, duan të ndërmjetësojnë krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër kësaj të keqe të madhe që është organizata kriminale e Edi Ramës me në krye Edi Ramën.
Ne e kemi përshëndetur këtë nismë dhe bashkë me partitë e koalicionit parlamentar i pritëm, diskutuam, u dhamë mbështetjen, ata po vazhdojnë përpjekjet e tyre me forcat e tjera politike opozitare.
Unë mendoj se në kuadrin e kësaj nisme, çdo njeri që ndjehet opozitar dhe që e nuk lejon veten të tradhtojë elektoratin që ka votuar kundër Edi Ramës, të tradhtojë elektoratin që gjen forca të shkëputet nga lidhje e të tjera, rreshtohet në këtë front.
Ky nuk është front për të qeverisur së bashku, ta marrim në këtë formë, ky është një front për të larguar së bashku një të keqe të madhe, për t’u hapur rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë si qytetarë të lirë europianë.
Dhe është jashtë çdo lloj logjike që kjo të mos jetë interes parësor i çdo force opozitare.
Por duhet të jesh opozitar që të përqafosh një ide të tillë.
Dhe unë kam shpresë se ata që janë ose ndjehen opozitarë të vërtetë, do ta përqafojnë.
Qoftë këto forca politike, qofshin këto organizata të shoqërisë civile, individë me peshë apo përfaqësues të grupit të interesit apo kauzave të drejta.
Pra kjo është përpjekja e këtij grupi.

About Redaksia

Check Also

Bie autostrada/ Katastrofa Rama-Balluku me vjedhjen e rrugëve

Që nga paraditja e sotme, aksi Prrenjas-Librazhd rezulton i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së …