Berisha: Institucionet, shtylla të së drejtës, u bënë pjesë të llumit të Irena Gjokës!

Kryetari i PD, Sali Berisha pas daljes nga SPAK tha se, Institucionet shtylla të së drejtës u bënë pjesë të llumit të Irena Gjokës, ajo është një rrugaçe e ligjit.
Duke iu referuar dokumenteve zyrtare dhe fakteve të bëra publike, Berisha e cilësoi Irena Gjokën si simbol të degradimit të drejtësisë, ndërsa akuzoi organet kushtetuese për fshehje, bashkëpunim dhe shkelje të hapur të ligjit, duke e konsideruar situatën një rrezik serioz për shtetin e së drejtës në vend.

Berisha: Tani t’u referohemi fakteve.
Dokumente me apostile nga shteti grek, të cilat në konventat ndërkombëtare janë të detyrueshme për t’u marrë parasysh, vërtetuan se Irena Gjoka është dy herë e dëbuar nga Greqia, për çdo njeri, që i thotë vetes njeri, përveç atyre 6 firmëtarëve të mësipërm, ku një prej dëbimeve ka qenë për shkak se është kapur me vizë të falsifikuar.
Ky falsifikim është vërtetuar me ekspertizë nga laboratori kriminalistik dhe në bazë të saj, Irena Gjoka është dënuar si falsifikatore penalisht.
Si kriminele pra.
Por kjo natyrisht për 6 firmëtarët e mësipërm, nuk ekziston.
Shikoni se çfarë turpi njerëzor është në qeverinë e gjyqësorit.
Dëgjojeni, imagjinojeni, janë institucion kushtetutes. Janë të gdhendur në librin kryesor të shtetit si institucion ata.
Dy.
Ajo ka ditur dëbimet pasi ka lëshuar prokurë në mars të vitit 2003, për kundërshtimin e tyre në rrugë gjyqësore, për të cilin ka dhënë një vendim përfundimtar nga gjykata administrative e Janinës.
Ndonëse ka pasur detyrim të deklaronte dy dëbimet dhe vendimin penal, ajo me ndërgjegje i ka fshehur ato dhe si një ilustrim ekzemplar për juristët që studiojnë këto vepra penale dhe sjelljen kriminale, ka përsëritur falsifikimin e formularëve në Shqipëri duke fshehur dëbimin dhe dënimin e saj.
Kjo delikuente të njëjtën gjë ka shkruar në letrën që i shkruan KLGJ-së se nuk kam pasur dijeni, në një kohë kur këta 6 çfarë t’u thuash, por duhet të kursesh gjuhën më mirë, e kanë pasur përpara dokumentin ku Irena me 5 mbiemra në prani të noterit ka autorizuar avokatin e saj në Greqi për të trajtuar çështje, të cilat thotë tani, nuk di se kam qenë.
Tani ajo do të thotë edhe nuk di pse kam shkuar në zyrën e Ergys Agasit. Dëgjojeni ju sa të dalë në gjyq, ajo do të thotë kam qenë, por nuk di pse nuk kam qenë.
Ose do thotë se nuk kam qenë fare.
Se tani nuk është vetëm kjo, është me Dumanin, me Troplinin, është me Agasin, është me këta të gjashtë dhe ëkta përbëjnë një rrezik për shqiptarët.
Këta janë kriminelë që përbëjnë rrezik.
Këta shkelmojnë Kushtetutën, shkelmojnë ligjin.
Këta janë persona të rrezikshëm.
Prandaj të lutem ki durim, unë e kuptoj se mund të kesh sentimente për ndonjërin prej tyre, por kjo nuk do të thotë që unë të mos i qortoj ata.
Sa herë ka plotësuar formularin e dekriminalizimit prej vitit 2017, sipas ligjit duhet të ketë bërë të paktën 4 ose 5 herë deklarime që nga ky vit.
Dy.
Ka fshehur prej KLGj-së, ndonëse kishte deklarim të deklaronte sipas ligjit.
Tre.
E ka fshehur prej organeve të drejtësisë speciale, ndonëse kishte deklarim të deklaronte sipas ligjit.
Dëgjojeni o qytetarë se çfarë kriminelësh gjakftohtë janë gjykatës të cilit japin vendime për njerëzit tuaj në sallën e gjyqit.
Katër.
E ka fshehur gjatë procesit të vetingut të gjitha këto krime. Ose kjo, ose anëtarët e KPK që kanë vetuar Irena Gjokën janë bashkëpunëtorë të saj në krim.
Dosja e saj është zhdukur nga faqja e internetit, por ne e kemi atë të plotë dhe do ta bëjmë analizën dhe transparencën në emër të publikut dhe për publikun.
Tre.
Ajo ka deklaruar se nuk dinte vendimin penal. Kjo është gënjeshtër.
Por kam një pyetje për ju dhe të gjithë strukturat e drejtësisë. Për cilin magjistrat të vetuar, për cilin këshilltar të këshillave bashkiake, kryebashkiakë apo deputetë, është marrë parasysh pretendimi për padijeni.
Kurrë.
Sepse përndryshe me padijeni asnjë krim nuk mund të zbulohet.
Standardi nuk mund të jetë i ndryshëm për Irenën që përdoret si armë kundër opozitës dhe për të gjithë ata që janë dënuar për të njëjtin shkak.
Gjykata e Lartë ka konsoliduar jurisprudencën për këtë çështje dhe pretendimi për padijeni nuk i është marrë askush në dhjetëra e dhjetëra vendime të marra nga kjo gjykatë.
Dhe kjo gjykatë ka pasur të drejtë. Nuk mund të thotë kush se nuk kam ditur që kam kryer krimin.
Katër.
Për më tepër, sjellja e Irena Gjokës ka treguar veprimet e saj aktive për të fshehur vendimin penal dhe dëbimet e saj.
Ligji thotë se ajo duhet të njoftonte KLGJ-në sapo të vihej në dijeni të dyshimit për një fakt të tillë.
Në mars të vitit 2024, gazeta greke Ta Nea dha lajmin për ekspulset e Irenës, dhe po kështu më 5 dhe 5 maj 2024, gazeta Prototema njoftoi vendimin e saj penal.
Më 5 maj unë publikova vendimin me apostile këtu para jush.
Çfarë bëri zonja në vend që të kërkonte që KLGJ të hetonte faktin siç e kërkon ligji?
Nxora tezakun si vetja e saj. Tezaku i saj ishte kryetari i KLP, njëfarë Alfred Balla me deklarata publike në mbrojtje të tezakes.
Nxori KLGJ-në e Llagamit, e kuptoni vetë, dhe tani të Rusit, në mbrojtje të saj, dhe jo vetëm nuk u tërhoq ose u pezullua siç e kërkon ligji, por edhe me datën 5 maj 2025, pra një vit më pas, kur Sali Berisha tregoi vendimin e gjykatës së Janinës me vulë apostile, ajo doli publikisht, mashtroi para shqiptarëve si ordinere, duke thëën se nuk kam qenë kurrë e dënuar.
E kujtoni apo jo këtë?
Sa është kjo për një gjykatëse, për figurën?
A nuk është kjo një antigjykatëse, një rrugaçe e ligjit? A nuk përbën kjo një rrugaçe të ligjit?
Më thoni ju mua këtu.
Pesë.
Kujtoj këtu se sa dramatike është situata e drejtësisë po të mbahet parasysh këtu se ajo ka qenë edhe kryetare e GJKKO.
Sipas nenit 66, pika tre e ligjit, kryetari i gjykatës ka për detyrë të njoftojë KLGJ-në për çdo situatë kur ekziston dyshimi për shkaqe që sipas ligjit përjashtojnë mundësinë e dikujt për të ushtruar detyrën e magjistratit.
Kjo e bën për çdo njeri, por jo për veten e vet. E fsheh.
Siç është rasti i ekzistencës së një vendimi penal që neni 28 i ligjit 26 e konsideron skualifikues për ushtrimin e detyrës së magjistratit.
Por nuk është vetëm Irena fytyra e shpifur të kapjes dhe keqpërdorimit të drejtësisë nga Rama dhe Soros-reforma.
Ju kujtoj se faktet për Irena Gjokën nuk kanë qenë thjesht mediatike.
Ato i janë paraqitur institucioneve të drejtësisë në rrugë ligjore me dokumente zyrtare.
Unë dhe Jamarbër Malltezi kemi bërë kërkesë në Gjykatë Kushtetuese, KLGJ dhe ILD.
Po kështu Fredi Beleri, Adriana Kalaja, të cilat e kanë ndjekur edhe procedurën pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Çfarë bëri Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, KLGJ-ja, ILD-ja, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese?
Shtet më i kapur nga Irena nuk mund të ketë.
Turp i dheut.
Institucionet shtylla të së drejtës u bënë pjesë të llumit të Irena Gjokës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të frymëzuar nga Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ditëlindjes së Heroit …