Dashnor Sula propozon për Presidente Ina Ramën

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se Presidenti duhet të vijë nga radhët e sistemit të drejtësisë.

Duke folur në studio pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, deputeti Sula tha se ky post mund t’i besohet dhe Ina Ramës, pasi sipas tij, ajo është një gjyqtare të papërlyer dhe me integritet në vendimet e saj.

Sa i përket përçarjeve brenda Partisë Demokratike, deputeti theksoi se palët kanë edhe një shans të fundit, vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa shtoi se do të ishte tupr për drejtuesit e të dyja palëve, nëse nuk do të bashkoheshin për Presidentin.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ “Me Brahon në krye të SPAK nuk ka më hetime ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion”

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për …

Leave a Reply