Berisha: Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros dhe bëheni shërbëtorë të Lubisë

Kryetari i PD, Sali Berisha mbajti një fjalim të fortë dhe akuzues ndaj mazhorancës në seancën e sotme parlamentare, duke e cilësuar atë si e keqja banale që zbaton verbërisht urdhrat e kryeministrit Edi Rama dhe mbron korrupsionin qeveritar.
Berisha akuzoi deputetët e shumicës se po përdorin mandatin parlamentar si mburojë për ministren Belinda Balluku, duke bllokuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe duke, sipas tij, kryer një akt antikushtetues ndaj drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Fjala në Kuvend
Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj deputetë, ky parlament çdo sekondë, çdo minutë nxin për aktin antikushtetues, për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Lubi Ballukut.
Në parzmore të vjedhjeve së miliarda eurove taksa tuaja nga Ramaduro dhe Lubia e tij.
Ky parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e delinkuentes Lubi Balluku.
Para se të ndalem më me hollësi në këtë çështje, të dashur qytetarë dhe qytetare, dje u detyrova t’i referohem Joneskut dhe rinocerontit të tij.
Sot do sjell tek ju konstatimin e filozofes së shquar gjermane, Hannah Arendt.
Kjo filozofe e shquar, ndër më të mëdhatë e shekullit të shkuar, në vitet ’60 vendosi të ndjekë gjyqin kundër Eichmann, një nazist që kishte përcjellë në furrat e djegies dhe dhomat e gazit miliona hebrenj.
Arendt u ul në sallën e gjyqit dhe ndoqi të gjithë seancat.
Mirëpo, për habinë e të gjithë atyre që prisnin konkluzionet e saj, kjo filozofe e madhe doli me përfundimin se kemi të bëjmë me banalitetin e të keqes apo të keqen banale.
Pra, sipas saj, në rastin e këtij burokrati xhelat nuk ishte një monstër, por ishte një njeri që nuk mendonte.
Ishte një automat që zbatonte urdhrat siç i vinin.
Ndaj Hannah Arendt la si trashëgimi filozofike të saj, doktrinën e të keqes banale.
E keni të shkruar secili prej jush në ballë.
Ja, po të lexoj unë në ballet tuaja, lexoj e keqja banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirjes së qytetarëve.
Ju bllokoni heqjen e imunitetit të një njeriu, që të paktën 1.2 miliardë me këto dosje gjer tani, me patronin e saj ua ka vjedhë shqiptarëve.
Çfarë thotë Arendt janë personazhet e të keqes banale?
Njerëz që nuk mendojnë. Automatë që nuk mendojnë.
Nuk ndjejnë përgjegjësi.
T’u bëj një pyetje tani: a jeni secili prej jush prej tyre tani në këtë moment që mbroni Lubi Ballukun? Si u duket vetja juaj?
U kërkoj të lexoni sa të dilni nga kjo seancë të keqen banale dhe të shihni se si jeni prototipi i saj.
Po si ka mundësi? Po ç’të lidh ty që po të nxirrte nga partia, që të mos ngresh zërin tani?
Mirë kjo tjetra që ia ka falur shpirtin dreqit, nuk kam çfarë them për të, por ju të tjerat që bëheni avokate të saj?
A e kuptoni ju se ç’do të thotë të bllokoni imunitetin e një njeriu?
A e kuptoni se ç’do të thotë të përdorni imunitetin si mburojë për vjedhjen e shqiptarëve?
A mendoni ju se çfarë zemërimi dhe revolte të jashtëzakonshme krijoni tek qytetarët që mezi mbyllin ditën për kafshatën e gojës? Që mezi mbyllin muajin, që nuk blejnë dot ilaçet e tyre, që vdesin spitaleve se ua vidhnin ilaçet njësoj siç Tanerdie i vidhte ushtarët e plagosur dhe të vrarë në Vaterlo.
Çfarë jeni ju? E keqja banale.
Si e pranoni ju këtë pozicion?
Ku është? Nuk është.
Ja, ku këtu mbrapa është përfaqësuesi i saj, që del dhe i bën avokati ministrit sepse ministri nuk mbrohet dot.
Po në qoftë se i keni analfabetë, mos i vini ministra.
Po a keni përgjegjësi ju ndaj vetes, ndaj familjes tuaj, ndaj fëmijëve tuaj, ndaj njerëzve tuaj, ndaj zgjedhësve tuaj? A ndjeheni të përgjegjshëm apo jo?
Ja, u shoh unë ju.
A bëtë reagim ju nga 6 mijë familje që përmbysën një Durrës dhe rrethe të tjera dhe nuk u keni dhënë asnjë qindarkë?
A jeni ju e keqja banale e vendit apo jo?
Si mund të pranoni ju? Si mund të diskutoni ju kur të përmbyturve nuk u keni dhënë asnjë kacidhe?
A i përfaqësoni ju ata?
Jo mor jo, ju jeni e keqja banale, njerëz që nuk ndjeni asnjë përgjegjësi, që nuk mendoni dhe zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros.
Nuk është kjo për çfarë qëndroni këtu.
Po a ka gjë më të turpshme se sa të bëhesh shërbëtor i Lubi Ballukut?
A e dini ju se ajo u urren ju?
Dhe ju këtë e dini por prapë e mbroni?
A e dini se e ka kapur kreun tuaj për koke dhe këmbësh dhe ju prapë e mbroni?
Sepse u detyron kryekorruptori.
Nuk duhet të vini si automat këtu ju.
Ç’është kjo?
Ky është një akt depersonalizimi.
Njerëz që nuk mbani asnjë përgjegjësi ndaj shqiptarëve, ndaj vetes tuaj, ndaj familjeve tuaja.
Se unë nuk mund të them se jeni të gjithë të përzier në Tunelin e Llogarasë? Se nuk jeni të gjithë të përzier tek Unaza e Madhe.
Po pse i merrni ju përsipër këto ju?
Se të vidhni edhe ju pak, ndryshe nuk ka kuptim.
Kjo është e keqja banale.
E keqja brirë nuk ka, kjo është.
Jeni personazhe.
Prandaj dhe kjo seancë është e turpshme.
Nuk ka kjo seancë.
Shqiptarët kërkojnë të zhbllokohet sistemi i drejtësisë.
Tani keni filluar t’i çoni mesazhe ju, t’i kërcënoni.
Mos kërcënoni prokurorët, as gjykatësit sepse Edi Rama do jetë përgjegjës për çdo akt që do kryhet ndaj tyre.
Çfarë do të thotë kjo, u arrestuan 200 banda, u dënuan përjetë 50 banditë, nuk pati kërcënime, nuk u kërcënua kush.
Kurse tani që kur është arratisur Agasi, Edi Rama u çon mesazhe njëri pas tjetrit prokurorëve, gjykatësve për t’i dekurajuar, për t’i tmerruar ata.
A e kuptoni se ku qëndroni apo jo?
Ndaj edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihen me të gjithë forcën e tyre për të larguar këtë të keqe të tmerrshme banale që ka mbërthyer Shqipërinë, Edi Ramën, Lubinë dhe suitën e tyre kriminale.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …