Logu: Balluku nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë, ndaj saj do të ngrihen akuza për tre vepra të tjera penale

Avokati Marash Logu, në një intervistë televizive, theksoi se Belinda Balluku shumë shpejt do të përballet me akuza të reja, përtej shkeljes së barazisë në tendera. Sipas tij, ajo do të akuzohet edhe për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kjo, sipas tij, shkon në linjë me hetimet që po vijon SPAK ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres, jo vetëm për tunelin e Tunelin e Llogarasë, por edhe për procedura të tjera tenderuese.

Avokati tha në News 24 se ka edhe procedura të tjera tenderuese për të cilat do të hetohet Balluku, krahas atyre 11 që janë konfirmuar tashmë nga Prokuroria e Posaçme.

“Balluku është marrë e pandehur tashmë. E vetmja gjë që do të shpëtonte Ballukun do të ishte një vendim i GJKKO, dhe asgjë tjetër. Pavarësisht se nga ana e zvarritjes nga kuvendi, hetimet për Ballukun janë duke vijuar, jo vetëm për këto 11 procedura prokurimi dhe shkelje të barazisë në tendera, por edhe për procedura të tjera prokurimi dhe vepra të tjera penale.

Shumë shpejt do të ngrihen edhe akuza për korrupsion, për pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim të ardhurash. Këto makinacione s’e shpëtojnë dot Ballukun nga përballja me drejtësinë. Belinda Balluku është në agoni. Këtë agoni e keni parë te Saimir Tahiri, te Beqaj, te Koka, jo se u arrestua herët”, u shpreh avokati.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …