Në postimin e tij, pas takimit në Bathore, Noka denoncon trajtimin diferencues të rrethinave të kryeqytetit dhe propagandën e qeverisë që synon të dekurajojë protestuesit duke i paraqitur si ‘të egër’ dhe ‘veriorë’.
Reagimi i Flamur Nokës
Takimet me strukturat janë domosdoshmëri për cilësinë e organizimit dhe masivizimin e pjesëmarrjes.
Rrethinat e kryeqytetit janë përjashtuar nga zhvillimi urban dhe trajtimi i tyre diferencues është pasojë e paragjykimeve krahinore që partia në pushtet ka nxitur kundër banorëve, duke i propaganduar si ‘të jashtëligjshëm’, ‘pushtues’ e një mori cilësimesh të tjera nënçmuese, të cilat nëpërmjet përsëritjes, e ngarkojnë me negativitet një lokalitet të caktuar.
Konkretisht, keni parë në ekranet e propagandës dhe të keqinformimit sesi demonizohen protestuesit: Si të egër e të paqytetëruar; sesi synohet të kufizohet prejardhja e tyre në ‘vetëm veriorë’. Kjo bëhet qëllimisht që #protesta të mos masivizohet dhe që pjesëmarrësit të dekurajohen, duke i frikësuar se do të ketë trazira, përplasje dhe dhunë.
E vërteta është se përpara kryeministrisë do të ketë pjesëmarrës nga e gjithë #Shqipëria, nga veriu, jugu, mali dhe fusha, se protestuesit janë #shqiptarë pa dallime dhe se kudo nëpër #Shqipëri jeta është vështirësuar dhe po kudo vota blihet e manipulohet haptas. Narkoshteti aplikon një standard si në veri dhe në jug: Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. #Shqiptarët i bashkon halli.
MË 10 SHKURT NUK RRIHET URTË
17:00
Kryeministria
Gazeta RD