Pjesë e grupit që do kryente vrasje/ Lirohet nga burgu vëllai i ish-deputetit të PS!

Gjykata e Posaçme liron nga qelia Xhelal Rrajën. Trupa gjykuese e përbërë nga Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca pranuan kërkesën e Rrajës për zëvëndësim të masës së sigurisë nga “arrest në burg” ne “arrest në shtëpi”.

Mësohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore dhe atij i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët ndan banesën.

Rraja akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, sipas SPAK, ishte pjesë e grupit të Durim Bamit e Endrit Dokles, që tentuan vrasjen e ish ligjvënësit tjetër socialist Arben Ndoka.

Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

Ai përmendet në përgjimet e dosjes Metamorfoza si përdorues i një telefoni SKY me pseudonimin H2.

Xhelal Rraja u përfshi dhe në rrahjen masive që ndodhi në Thumanë ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, ngjarje pas së cilës vëllai i tij deputet dha dorëheqjen.

Në atë kohë, Xhelal Rraja u shpall në kërkim nga policia.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …