Këlliçi dhe një grup deputetësh të opozitës ndodhen në SHBA ku kanë zhvilluar takime të shumta.
Postimi i Belind Këlliçit
Washington DC
Në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen Kongresmenin Pete Sessions, dhe Kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuam për forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqendrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashkëta.
Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë.
Gazeta RD