Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë/ Berisha: Vetëm për një lot u dhanë 87 milion euro, fondet për skarpatet u zhvatën

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se ndërtimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë përfaqëson një nga skandalet më flagrante të keqpërdorimit të fondeve publike në vend, duke e cilësuar atë si simbol të korrupsionit qeveritar dhe abuzimit me taksat e qytetarëve.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se, për vetëm një segment të kësaj rruge janë shpenzuar shuma marramendëse, të pajustifikuara nga asnjë standard teknik apo infrastrukturor, ndërkohë që cilësia e ndërtimit ka rezultuar problematike që në momentet e para pas inaugurimit.

Berisha: Për të kuptuar se sa u kushtoi shqiptarëve pallati në pajë i gjysmës më të mirë të Edi Ramës, zonjës Linda Rama, do u jap këtu shembull vetëm lotin 3 të kësaj rruge.
Loti 3 i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, sipas hetimit që ka bërë emisioni investigativ Plug, rezulton se ka një gjatësi 9.3 kilometra.
Loti 3 nuk ka asnjë urë në ato 9 kilometra. Nuk ka asnjë tunel, pra ka një terren më të zakonshmin, dhe ka kushtuar me çmimet Sako 87 milionë euro.
Ka kushtuar ky lot sa ç’ka kushtuar kilometri në Rrugën e Kombit me dhjetëra ura, tunele, siç e dini vetë, dhe me gjerësi 27 metra.
Besoj se del shumë e qartë se çfarë hajdutësh të shpërfytyruar janë këta.
Pra, 9 kilometra rrugë me gjerësi 10 metra rruga, kushton sa mesatarja e Rrugës së Kombit me tunele e ura, kjo pa asnjë tunel dhe urë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gazetarët investigativë kanë gjetur se paratë- ua kam thënë këtu disa herë- paratë e parashikuara për forcimin e skarpateve, që është një kusht i pakapërcyeshëm në ndërtimin e rrugëve, parashikuar me 2.5 milionë euro, janë pjesëtuar me katër nga firma dhe janë përdorur për vëllime të tjera, të cilat nuk maten. Për mashtrim pra.
Nuk janë përdorur për armimin e shpateve, për forcimin e skarpateve. Jo. Edhe ato i ka pjesëtuar me 4. Nga 2.5 milionë, janë përdorur rreth 900 mijë.
Pra janë përdorur vetëm 900 mijë për skarpatet, prandaj ato shemben si me qenë shpate kartoni sepse ato nuk janë përforcuar.
Sako që mori qindra milionë shpërblim për pallatin në pajë, për të cilin ai vetë ka paguar, dhe jo zonja Rama, ka paguar edhe taksën e regjistrimit në hipotekë.
E kuptoni ju? Dhe e ka të regjistruar në emër të tij pallatin në pajë.
Është i regjistruar në emrin e tij.
Jo në emrin e familjes Basha, familjes së saj.
Pra, ky person shpërblehet me rreth 300 milionë euro, të cilat sigurisht i ndan me Ramën, vetëm në rrugën Qukës-Qafë Plloçë.
Ky person fiton edhe tenderin e mirëmbajtjes së kësaj rruge, dhe rruga inaugurohet pa u marrë në dorëzim.
Pra, ajo vallja Rama-Balluku me daulle dhe gërneta në inaugurimin e saj, ishte një shou i turpshëm sepse rruga, sipas supervizorit, nuk plotësonte kushtet për t’u marrë në dorëzim.
Dhe megjithatë ai që e ndërtoi, merr edhe disa milionë të tjera për mirëmbajtje.
Dhe nga mirëmbajtja, siç e shihni ju, ajo shembet në çdo segment.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …