Berisha: Ndërtuesi i pallatit në pajë të familjes Rama mori aksin Qukës-Qafë Plloçë që vetëm shembet!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ndërtuesi i pallatit në pajë të familjes Rama mori aksin Qukës-Qafë Plloçë që vetëm shembet!
Berisha theksoi se kompania që i ka dhuruar familjes Rama pallatin në pajë, është e njëjta që ka ndërtuar aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një rrugë që, siç u shpreh ai, po shembet vazhdimisht ende pa u marrë në dorëzim.

Berisha: Pra, kjo është lidhja e pallati në pajë me rrugën fatkeqe, që pa u marrë në dorëzim, shkon në shembje pas shembje, të ndërtuar nga kompania që i dhuroi familjes Rama pallatin në pajë, e vëllait të komandantit të gardës, kompania Sako e vëllezërve Sako.
Besoj se kjo është një dëshmi flagrante.
Janë jo më të pakta shpërblimet që kanë marrë ndërtuesit e sarajeve të Surrelit.
Do të jetë objekti i një konference tjetër që shqiptarët të mësojnë se çfarë gjobash paguajnë, se si paguajnë qindra milionë ndërtuesve të vilës së Surrelit, të cilat sigurisht i ndajnë me Edi Ramën, duke përdorur pushtetin e tij.
Po ajo është një temë e një konference tjetër.
Ndaj edhe ky fakt provon se Edi Rama nuk do të pranojë kurrë të heqë imunitetin e Lubi Ballukut dhe kjo vetëm e vetëm se ai dorëzon në atë moment imunitetin e tij.
Dhe ai është i gatshëm me çdo çmim ta mbrojë se i takon të dergjet dhe kalbet burgjeve ndoshta edhe për 30-40 vite për aferat e tij korruptive, edhe më shumë.
Qytetarë është fjala juaj.
Është guximi juaj.
Është zemërimi juaj.
Asnjë shpresë nuk ka përveç guximit, revoltës, zemërimit tuaj ndaj kësaj organizate kriminale që nuk njeh ligj as moral në vjedhjen, plaçkitjen tuaj.
Unë kam besim se data 10 shkurt do të jetë triumfi i qytetarëve shqiptarë ndaj kësaj organizate kriminale.
Pra, fjala është e qytetarëve.
Drejtësia, e patë se ku ka rënë.
Patë shoun më të turpshëm në historinë e drejtësisë shqiptare dhe botërore të Gjykatës Kushtetuese, se si njerëzit të vendosur nga Kushtetuta në një nga pozicionet më të larta të shtetit, provojnë se janë të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme në raport me ligjin dhe detyrën e tyre.
Se nuk kanë nder as dinjitet e as moral zyrtari.
Se janë një turp për veten, për familjen e tyre, për rrethin e tyre, janë një turp për një komb të tërë.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …