Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat se, çështja e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo e imunitetit në Parlament janë të lidhura. Ai tha se, Edi Rama se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Berisha tha se, imunitetin e Ballukut dhe Ramës do ta heqë populli shqiptar. Ai u shpreh se një gjykatës i Kushtetueses u largua nga seanca pas marrjes së një mesazhi me video dhe foto. Berisha e cilësoi këtë veprim si të turpshëm dhe me prapavijë politike.
Marsi Korreshi, SYRI TV: Gjykata Kushtetuese nga njëra anë dhe çështja e imunitetit në Parlament nga ana tjetër janë dy çështje të ndara nga njëra-tjetra dhe të pavarura nga vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese. Kjo lëvizje e Edi Ramës është për të evituar përgjegjësinë direkte të tij, që ai vetë ka për heqjen e imunitetit për Ballukun.
Sali Berisha: Këto janë të lidhura. Edi Rama ka bërë parzmore strofullën e fundit të plaçkitësve në Shqipëri, Gjykatën Kushtetuese.
Edi Rama nuk i heq imunitetin Lubisë, kjo është shumë e qartë. Imunitetin asaj dhe Edi Ramës do të ja heqin populli shqiptar dhe vetëm shqiptarët. Dhe ju garantoj që do ta realizojë.
Por zemërimi po vlon në shpirtin dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat po rriten me shpejtësi. Asgjë nuk mund ti shpëtojë popullit të zemëruar, kurrë. Zemërimi po shkon gjer në palcë.
Ndaj dhe ai çfarë do që të marrë, ai me gjykatën kushtetuese po turpëron në mënyrë ekstreme. Imagjinoni një gjykatës që ikën si mi, nga seanca e gjykimit.
Ikën sepse i shkon mesazhi, me videot dhe fotot e Oltion Bistrit. Një turp njeri, një turp njeri.
Por e di se nuk pëson gjë sepse është urdhëri i Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, siç është ai Ibrahimi. E di që nuk pëson gjë dhe ikën.
Nuk ka detyrë, nuk ka nder, nuk ka flamur. Ai nuk ka asgjë. E urdhërojnë të dalë nga salla dhe del, ikën. Urdhëro çfarë gjykate është.
Nuk kam fjalën për ata që mbajnë qëndrime të kundërta. Nuk e kam fjalën për ata, por siç e shihni ata janë pakicë. Ata janë kot aty.
Gazeta RD