I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, kreu i opozitës, Sali Berisha tha se, Rama nuk ka më legjitimitet. Duke folur për sjelljen e opozitës ai tha se, strategjia jonë është betejë gjer në rrëzimin e tij.
Anisa Kadesha: Cila do të jetë strategjia e protestës së opozitës më 10 shkurt dhe a po shkon PD drejt protestave të qëndrueshme?
Sali Berisha: Strategjia e PD është absolutisht betejë gjer në rrëzimin e Edi Ramës.
Edi Rama nuk ka më legjitimitet. Për çdo qytetar, ne shohim një zgjerim të madh të mirëkuptimit dhe jemi shumë të inkurajuar, shumë mirënjohës ndaj qytetarëve.
Sepse që një qytetar të zemërohet ndaj pushtetit të vendit të tij, duhet të ketë motive të forta.
Dhe qytetarët e kanë kuptuar se kanë motivet më të fuqishme që mund të ekzistojnë.
Qeveria nuk ka legjitimitet. Ka shndërruar zgjedhjet në farsë.
Motivi i dytë, qeveria ka vjedhur qindra dhe miliarda euro dhe jo vetëm që nuk do të ndjejë përgjegjësinë, por bllokon drejtësinë.
Janë dy faktorë madhorë që delegjitimojnë çdo pushtet.
Dhe shqiptarët janë të vendosur një minutë e më parë me çdo çmim nga një pushtet i paligjshëm si ky që është sot.
Gazeta RD