Vetingu zbulon skandalet e Irena Gjokës/ Bleu apartament në Tiranë për vetëm 10 mijë euro

Jamarber MALLTEZI

Irena Gjoka si metastaza kanceri që ka kap çdo institucion të me-nder dreqtësisë. Raporti i komisionerit Darjel Sina tregon fakte shokuese: ka fshehur apartament (për harresë njerëzore), ka fshehur garazhe në Tiranë (për gabim njerëzor), ka bërë sikur ka blerë apartament mes Tiranës për vetëm 10,000 euro (1,4 miljon lekë me kursin e 2002)! P

ër harresa 5,000 euroshe janë shkarkuar “armiqtë e Partisë”, ndërsa irena është monument korrupsioni dhe si e tillë mbrohet nga shteti i Ramës. Krim pa ndëshkim. Nuk kanë as turp e as cipë. Çdo institucion i dreqtësisë u kontaminua: Vetingun e partisë ja tek e keni, Prokuroria e Tiranës nuk ka përgjigje për kallzimin e para 8 muajve,

SPAK kinse e rregjistroi pa emër që ta zgjasë 3 vite e ta mbyllë me shuarje afatesh, ILD ka 8 muaj që nuk ndihet, Prokuroria e Përgjithshme e vonoi 21 muaj veç për të konfirmuar vendimin penal që e paraqiti Berisha qysh para 8 muajsh me vule apostile dhe në fubd referoi veç vendimin e dënimit por jo dy dëbimet, KLGJ u fsheh për 8 muaj me 4 përgjigje se kinse priste përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme por pasi i erdhi u fsheh sërisht dhe e hodhi pataten e nxehtë tek ILD. Këta janë kthyer në llum dhe palaço dhe nuk janë shtetarë pasi nuk kanë as cipë e as integritet.

About Krye Redaktor

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …