Vata: Spitali i Matit institucion punësimi, jo institucion shëndetësor për qytetarët!

Ceputetja e PD, Denisa Vata ka ngritur shqetësimin për mungesën e shërbimeve në Spitalin ‘Xhavit Mara’ në Mat.

Siç shihet në dokumentin e mëposhtëm, në total spitali i Matit deklaron 166 punonjës së bashku me stafin mbështetës. Por ajo që vihet re është mungesa e mjekëve specialistë pavarësisht se ato figurojnë në listë-pagesat, duke e kthyer spitalin në një zyrë punësimi elektoral, dhe jo në një institucion shëndetësor në shërbim të qytetarëve.

“Si shpjegohet që një spital ku mjekë specialistë punojnë një herë në javë ose dy herë në muaj, ka 19 sanitare të punësuara me kohë të plotë, 11 shoferë mbi bazën e një strukture të miratuar në vitin 2017, ndërkohë që jemi në vitin 2026?”, pyet deputetja e PD.

Image

Denoncimi i plotë

Spitali i Matit deklaron 166 punonjës.

Nga vetë dokumenti zyrtar rezulton se:

19 sanitare

11 janë shoferë

6 punonjës hoteleri

3 oksigjenistë apo kaldajistë (Sipas burimeve nga spitali, kaldajat rezultojnë jashtë funksioni)

Pra, 39 punonjës janë staf mbështetës që punojnë çdo ditë.

Ndërkohë, po sipas të njëjtës shkresë, psikiatri dhe neurologu shërbejnë vetëm një herë në javë, endokrinologu dy herë në muaj, pajisjet bazë diagnostikuese si CT dhe EKO mungojnë dhe shërbimet mjekësore ofrohen në mënyrë të pjesshme.

Kjo është pasojë direkte e politikave shëndetësore të qeverisë. Politika që investon më shumë në lista punësimi sesa në shërbim real shëndetësor, që mban struktura të ngrira që nga viti 2017 ndërkohë që jemi në vitin 2026 dhe që e përdor spitalin si mekanizëm social dhe elektoral, jo si institucion shëndetësor për qytetarët.

Si shpjegohet që një spital ku mjekë specialistë punojnë një herë në javë ose dy herë në muaj, ka 19 sanitare të punësuara me kohë të plotë, 11 shofer mbi bazën e një strukture të miratuar në vitin 2017, ndërkohë që jemi në vitin 2026?

Një qeveri që do realisht shëndetësinë do të rishikonte strukturat, do të financonte mjekë dhe pajisje dhe do të garantonte shërbim të përditshëm dhe të plotë. Një qeveri që mendon për vota mban në tepricë sanitare, shoferë dhe staf mbështetës, ndërsa mjekët vijnë me orar javor apo mujor dhe pacientët detyrohen të dërgohen jashtë spitalit.

Ky është modeli i shëndetësisë së sotme: më shumë punësime për kontroll politik dhe më pak mjekë për shëndetin e qytetarëve.

p.s: Respektojmë çdo punonjës, por nuk mund të heshtim për politikat që e kthejnë shëndetësinë në zyrë punësimi.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …