Berisha: 10 shkurti është dita e kryengritjes sonë paqësore që do t’i dridhë themelet Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha e cilësoi 10 shkurtin si ditën e kryengritjes paqësore kundër një shteti të shndërruar, sipas tij, në narkoshtet.
Berisha denoncoi kapjen totale të institucioneve, korrupsionin masiv, grabitjen e pasurisë publike dhe shpërfytyrimin moral të administratës, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një transformim të thellë etik, të ngjashëm me vitin ’90.
Ai tha se, vetëm përmes bashkimit dhe qëndresës qytetare mund t’i jepet fund një regjimi që po e çon vendin drejt shkatërrimit.

Berisha: Miq, përpara ishte sigurimi i shtetit. Polici mizore sekrete, ishin 4.000 vetë të cilët përndiqnin dhe bënin çdo poshtërsi ndaj qytetarëve. Sot ka si ata, dhjetëfishi i tyre. Absolutisht.
Po çfarë do i thuash atij? Çfarë e quan ti atë i cili merr nga paratë tuaja, merr nga paratë tuaja 2 milionë, 3 milionë nga rruga që ndërtohet dhe rruga shembet dhe shpifën, ju mashtrojnë ju nga mëngjesi deri në darkë. Glorifikon të keqen, demonizon opozitën dhe merr prapë para pastaj.
Kjo nuk është e shtrirë më vetëm në administratë, po e po.
Lexoja unë një ditë i shkruante njeri. Po ti, një drejtoreshë e përgjithshme se ç’ishte. E të tilla e të atillë, e këto, ato. Po si ajo janë shumica. Po çfarë nënash, motrash janë ato drejtoresha, më thoni ju mua, që i shohin të sëmurat në onkologjik me sëmundje gjiri dhe që e dinë se cilat janë pasojat e sëmundjes së gjirit dhe i lanë aparaturën dy vjet, tre vjet pa punë.
Çfarë mund të thuash atyre? A mund t’u thuash atyre nëna dhe motra? Shumë vështirë. S’ka asgjë të përbashkët.
Pse po e them këtë? Po e them këtë për ta pasur qartë secili nga ne, se çfarë transformimi, çfarë metamorfoze të tmerrshme ka, ka pësuar ky shtet. Ky narkoshtet.
Vjen nusja me një pallat e Edi Ramës. E denoncojmë ne, e bëjmë, të gjitha këto, pallatin në pajë, këto, ato. Ku del problemi? Del problemi se pallati nuk kishte asnjë faturë, as për asnjë qindarkë, as ndërtimi, as bankare, as tatimore, as doganore. Madje ndërtuesi e kishte regjistruar dhe vetë në emër të tij. Pallatin e gjakpirëses, në pajë.
Tani më thoni ju mua, çfarë ndodhi? Ai mori rrugën, e cila kushtonte me të gjitha përllogaritjet, 73 milionë euro. Dhe rrugën e përfundoi me 330 milionë euro. Dikush thotë dhe 400. Rrugën Qukës-Qafë Plloçë.
Sigurisht, ai i ndan pare me ta, se të gjitha s’ia ka lënë atij. Dhe rruga shembet segment për segment. Mos është vetëm ajo? Jo. Jo mor jo. Kjo është kudo. Pra, pra, e them këtu para jush, Shqipëria ka nevojë etike për një transformim po aq të madh sa ’90-ën.
Edhe duhet t’i themi gjërat në sy. Ta dinë shqiptarët. Çfarë do bëhet? Çfarë do bëhet me 300 apartamentet e Lubi Ballukut? Dhe ju siguroj që është vetëm 1/10 e pasurisë së saj. Jo. Të gjithë këta, të cilët i bënë Shqipërisë, i shkaktuan shqiptarëve, në aspektin më thelbësor të ekzistencës së tyre, dramën më të madhe nga vitet 1300 të mortajës së zezë, këta meritojnë dhe do meritojnë ndëshkimet më të rënda.
Më mirë t’jua themi haptas përpara dhe të qëndrojmë. Të qëndrojmë dhëmb për dhëmb në fitoren e betejës tonë.
Çfarë është Ergys Agasi? U sa Ergys Agas janë këta? Është njëri prej tyre. Jo nuk është. Ai një. Ata që e kanë njohur, ishin një ordiner, drejtor. Po e patë ju se, e patë ju se si shkonin ministrat, si shkonin gjyqtarët, si shkonin prokurorët tek zyra e tij.
Dhe që organizonte vrasje nga zyra e tij. Po po 100% kjo e faktuar.
Pra, edhe ky është një thirrje e madhe për ne. Të bashkohemi. Të bashkohemi me çdo qytetar të ndershëm që beson që është i gatshëm të ngrihet për të shpëtuar Shqipërinë. Asnjë lloj, askush tjetër përveç nesh, njerëz që mbrojmë të vërtetën, njerëz që i kemi qëndruar besnikë, pavarësisht nga sakrificat, idealeve tona, nuk do të shpëtojë Shqipërinë.
Data 10 shkurt është dita jonë. Është dita e kryengritjes sonë paqësore, është dita që do t’i dridhen themelet Edi Ramës gjer në largimin e tij nga pushteti.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …