Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm!

Analisti Fatos Lubonja deklaron se opozita nuk mund të jetë faktor kundër qeverisë Rama pa Sali Berishën.

I ftuar në News 24, Lubonja tha se nëse largohet Berisha, Rama do bëhet dhe më i rrezikshëm.

Ai shtoi nga ana tjetër, se opozita ka nevojë për një bashkim, jo për Skënderbeun e radhës.

“Unë kam qenë vetë për daljen e forcave të reja dikur. Mbështeta Bojaxhiun dhe Ben Blushin bile. Por mendoj se sistemi ka pësuar një mutacion. Këta mendojnë që kanë ndërtuar identitetin kundër dy figurave, mendojnë se drejtësia do u hapë rrugën këtyre se Berisha në burg, se ca thonë dhe Rama.

Dhe përgjithësisht kanë qasjen të ikë Berisha me shpresën këta do e marrin. Mendimi im është kundër. Që kur të iki dhe Berisha po u arrestua, në vend t’i hapet rruga këtyre, Rama do bëhet akoma më i rrezikshëm. Për shumë arsye. Ca përçarja e këtyre.

Gabojnë në zgjedhjen e tyre. Dyshoj dhe te SPAK, drejtësia! Duhet një bashkim i madh me Berishën, mbi Berishën. Të gjithë thonë unë jam Skënderbeu i radhës, edhe Adriatiku, edhe Berisha. Ndërkohë që duhet ndërtuar një diçka tjetër”, u shpreh Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …