Dosja Partizani/ Malltezi nxjerr dokumentat: Ja si mashtron prokurori Kraja dhe gjyqtarja Irena Gjoka

Jamarbër Malltezi, në konferencën me gazetarët lidhur me dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani zbuloi komunikimin e fshehtë mes prokurorit Arben Kraja dhe Irena Gjokës.

Përmes paraqitjes së fakteve Malltezi tha se, prokurorët kishin dijeni për vendimin e gjyqtares Irena Gjoka për Sali Berishën një ditë para shpalljes së tij, provë se procesi ishte një sulm me regji politike.

Një shkresë e prokurorit Arben Kraja, dërguar policisë më datë 20 tetor 2023, me objekt ‘lejim kontrolli’ në kuadër të hetimeve, vërteton se prokuroria ishte në dijeni të vendimit që gjyqtarja me 3 mbiemra, Irena Gjoka, Maneku, Shpata, do të merrte të nesërmen, më 21 tetor. Ky fakt është provë e një komunikimi ekstra-ligjor mes palëve.

Një tjetër provë lidhet me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) për përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit. Prokuroria dhe gjykata e kanë paraqitur këtë VKM si të shfuqizuar në tërësi, ndërkohë që në fakt ishte hequr vetëm pika që lejonte blerjen me letra me vlerë nëpërmjet ankandit, por jo për ish-pronarët.

Jamarbër Malltezi: Do ju tregojmë dy komunikime ekstra ligjore mes prokurorëve dhe gjyqtarëve. I pari ka të bëjë me kërkesën që ka bërë, urdhërin që ka bërë për policinë, prokurori Arben Kraja, qysh me datë 20. Shikoni në shkresën përkatëse në të majtë, keni të nënvizuar majtas poshtë, është data 20.10. 2023.

Pra që në datë 20.08. 2023 Arben Kraja dhe Mehmet Rrumbullaku e dinin që me datë 21, të nesërmen, e keni të nënvizuar në qendër tani të kësaj, që është të nesërmen, Irena Gjoka do nxirrte vendimin siç e kish kërkuar prokuroria. Pra, kemi qartazi një komunikim mes prokurorëve dhe gjyqtarëve. Prokurorët e dinin që dy ditë para që gjyqtarja do e nxirrte të nesërmen atë, ndaj dhe e kanë plotësuar të gatshëm.

Të kemi parasysh që në Gjermani vetëm pak muaj më parë, një akt gjykim i formës së prerë për vrasje, është hedhur në kosh plehrave sepse u vërtetua që kishte një komunikim ekstra ligjor mes prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo ndodh në një shtet ligjor.

E dyta, komunikimi ekstra ligjor, ka të bëjë me VKM-në për letrat me vlerë, urdhëro ku e keni më pas. Ky është komunikimi i dytë ekstra ligjor, në të cilin qysh vendimi i Irena Gjokës i datës 20.10.2023 kishte një element të veçantë. Fliste për ë sikur VKM-ja për përdorimin e bonove të Thesarit për privatizim ishte shfuqizuar shtatë muaj më pas. Thuajse të njëjtin tekst e paraqiti prokuroria për herë të parë dy muaj më pas. Pra nuk e kishte vënë prokuroria kur ja kishte çuar këtë kërkesë.

Çfarë kishte ndodhur? E kishte zbuluar këtë ditë me me të vetën, e kishte zbuluar këtë ditë pasi që ja kishte dhënë. Dhe e jep me flesh të gatshme. Dhe Irena Gjoka nxjerr të fagmen e cila përsëritet nga prokurorët dy muaj më pas. Por të kemi parasysh diçka. Kërkesa e prokurorisë Irena Gjokës i shkoi 210 faqe kërkesë ëh vetëm për masa, 12 faqe për sekuestro, 20.000 faqe materiale dhe Irena Gjoka brenda tre ditësh i lexoi të gjitha këto. Brenda tre ditë. Mijëra e mijëra, 20.000 faqe.

Brenda tre ditë pati kohë edhe të shkruante 215 faqe vendim për masa. Brenda tre ditëve kishte dhe kohë të shkruante dhe 12 faqe vendim, apo 15 faqe vendim për sekuestro. Por brenda tre ditëve pati kohë edhe të hulumtonte se çfarë aktesh mund të kishin qenë para 20 vitesh. Kjo është Irena Gjoka dhe kjo është komunikimi ekstra ligjor. Por e bukura është që është gënjeshtër.

Pra të dyja këto, dhe gjyqtarja dhe prokurorja, jo vetëm që kanë komunikuar, por kanë mbërritur në një gënjeshtër. Pse është gënjeshtër? Sepse VKM-ja për letrat me vlerë e 2008-ës paraqitet në foton lart. Në të cilin ka dy paragraf. Paragrafi i parë bën fjalë për ata që e fitojnë përmes procesit të ankandit, blerje përmes ankandit. Paragrafi i dytë bën fjalë për pronarët e tokës që mund të përdorin letrat me vlerë. Shtatë muaj më pas nuk është shkarkuar i gjithë neni që kishte të bënte me bonat e privatizimit.

Është hequr vetëm e drejta për ata që e blinin me ankand, jo për pronarët e tokës. Urdhëro ku e keni mashtrim kur arrin prokurori dhe gjyqtari të gënjejnë deri me përmbajtjen e VKM-së. Kjo tregon fallsitetin e të gjithë procesit politik dhe gjithashtu frikën që kamerat të mos jenë në sallë për të treguar me dhjetëra e dhjetëra raste të tilla të keqpërdorimit politik.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …