Berisha: Kushtetuesja do votojë me 5 vota për të mbrojtur Lubinë, pasi janë urdhëruar nga Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ me anëtarët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë tha se, Gjykata Kushtetuese do të votojë pro Belinda Ballukut, me 5 vota, pasi kanë marrë urdhër nga Edi Rama.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve të Tiranës, të gjithë demokrateve e demokratëve, mbështetësve tanë në lagjet tuaja, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë.

Të dashur zotërinj kryetarë të degëve, i dashur zoti deputet, doktor Zija Ismaili, përshëndetje edhe njëherë.

Vij me shumë kënaqësi të takohem me ju, në një kohë jashtëzakonisht të veçantë për vendin.

Në një kohë, në të cilën sot, në këtë moment që jemi të mbledhur, organizata kriminale e Edi Ramës ka urdhëruar gjykatësit të votojnë në mbrojtje të Lubi Ballukut.

Sot, në momentin që mblidhemi këtu, organizata kriminale voton kundër interesave më jetike të çdo qytetari shqiptar.

Voton që një grup hajdutësh, të cilin nuk e ka pasur kurrë në histori Shqipëria, i cili ka vjedhur miliarda e miliarda, të vazhdojë të vjedhë miliarda të tjerë.

Voton, të dashur miq, në një moment kur realisht ky vendim mund të këpusë çdo urë lidhje.

Mund të bëjë zero të gjithë përpjekjet tona 35-vjeçare për t’u integruar në BE.

Votojnë për të kuptuar shkallën e tyre.

Votojnë pasi kanë marrë mesazhin se kjo çështje është një çështje themelore për ne, për ata, për Brukselin dhe kjo mund të na detyrojë të zhbëjmë nga e para procesin e integrimit të Shqipërisë.

Një paralajmërim që nuk është dëgjuar kurrë më parë.

Asnjëherë nuk kisha dëgjuar, as ata që e komentojnë këtë paralajmërim.

Me gjithë këtë, ne që jemi këtu, dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, Edi Rama për të mbrojtur krimet e tij urdhëron, dhe me pesë vota vendos që të mbrojë me çdo kusht karrigen e tij, të mbrojë veten nga vjedhjet sepse Lubia është vetëm emri fiktiv, aferat janë të Ramës mbi të gjitha dhe të asaj pastaj.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ramën: Le në fuqi kërkesën e GJKKO për pezullimin e Ballukut

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga funksionet publike të …