Berisha: Rama po injoron ultimatumin e Brukselit se do të zhbëjnë procesin e integrimit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama është duke e injoruar ultimatumin e dhënë nga Brukseli, për të mos penguar drejtësinë për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ai theksoi se, Rama do të zhbëjë procesin e integrimit të vendit, vetëm e vetëm që të mos lëshojë Belinda Ballukun.

Berisha: Pra, shikoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta ndaj nesh.

Shikoni se këta nuk njohin asnjë kufi.

Harrojnë që 90 përqind e shqiptarëve, ëndrrën më të bukur e shohin në BE dhe nuk e kanë gabim sepse në këtë komunitet është faktuar se njerëzit bëhen më të lirë, njerëzit bëhen më të mëkëmbur, njerëzit bëjnë një jetë më të mirë.

Kjo është e vërteta, ndaj dhe e duan me gjithë zemër.

Por, tani që vjen problemi që Edi Rama nuk ka ku shkon më, tani ai absolutisht është, me gjithë ultimatumin që ka marrë, se jemi të gatshëm të ndërmarrim një proces që nuk e kemi ndërmarrë kurrë, të zhbëjmë procesin e integrimit, ai gjithë ditën duke punuar për vendimin që do dalë sonte.

Ky është zhvillimi më i fundit dhe unë nuk kishte si ta injoroja këtë vendim.

Pra, është një thirrje e madhe për ne, dhe një gjë duhet t’u rikujtoj, në këtë situatë, shpresa e vetme jemi ne.

Shpesh me të drejtë thonë: njerëzit nuk kanë shpresë, jo njerëzit janë pa shpresë, si t’ia bëjmë për shpresën.

Prisni!

U votua. Zgjedhjet nuk i fitoi kurrë Edi Rama.

Ua them unë ju. Të mos gabojë njeri të mendojë se ka fituar zgjedhjet. Ka fituar farsën, po.

Po farsat opozitat nuk i fitojnë kurrë.

Farsat i fitojnë diktaturat.

Të ndalemi në këtë moment. Të japësh 2 miliardë euro, dy ditë para votimit, me të cilën ke falë gjoba dhe kamata për 210 mijë familje, zgjedhje nuk ka, të dashur miq.

Të gjithë ata që kanë minimumin e kulturës elektorale, dhe kur them këtu kulturë elektorale, e them në kuptimin ligjor. Sepse secili nga ne duhet ta ketë të qartë, e drejta elektorale është një e drejtë e veçantë, tërësia e të cilës përbën rregullin e zgjedhjeve.

Në qoftë se ti, dy ditë para zgjedhjeve, fal 2 miliardë euro për 200 mijë familje, që po t’ua pjesëtosh në pjesë të barabarta i bie 10 mijë euro për familje, ti zgjedhje nuk bën. Kurrkund, edhe në vendet më të lira të botës, zgjedhje nuk ka.

Zgjedhje nuk ka, edhe po nuk e bëre këtë. Po në qoftë se, e shndërron administratën në polici elektorale që kërcënon, që shantazhin, zgjedhje nuk ka.

Nuk ka zgjedhje në qoftë se përdor të gjitha burimet shtetërore, siç keni parë.

Përdor të gjitha automjetet.

Përdor të gjithë administratën.

Përdor të gjithë buxhetin.

Zgjedhje nuk ka, se ai tjetri që është në fushë nuk ka as parkun e qeverisë, as buxhetin që është i juaji dhe jo i qeverisë, nuk ka as armatën e punonjësve të paguar për t’u shërbyer qytetarëve që kthehen kundër tyre në zgjedhje.

Jo, kështu që zgjedhje nuk ka.

Zgjedhje nuk ka në qoftë se vrasës, trafikantë që kanë miliarda euro dhe që janë një emër, herë i njohur, herë i panjohur, vërsulen drejt zgjedhësve me hanxharë dhe para, zgjedhje nuk ka.

Dhe çfarë ndodh?

Ndodh që ai që zhvillon këtë farsë, në Shqipëri, në Venezuelë, në Bjellorusi dhe kudo, ai nuk ka asnjë orë legjitimitet.

Ai nuk ka legjitimitet për të qeverisur një ditë të vetme.

Opozita e atij vendi ka të gjithë të drejtën të përdorë të gjitha mjetet kundër tij.

Një qeveri që nuk vjen nga zgjedhje të lira, nuk mund të qeverisë një popull.

Dhe ky është rasti konkret.

About Redaksia

Check Also

Vendimi/Balluku drejt burgut

Alibia e Ramës për të mos dorëzuar Ballukun në prangat e drejtësisë me pretekstin se …