Berisha: PD është shpresa dhe besimi i shqiptarëve! Ne dhe Fideszi në Hungari, jemi në këto përmasa

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizantët e degëve 8 dhe 10 tha se, për shqiptarët, Partia Demokratike është shpresa e fundit dhe besimi i tyre, theksoi lideri i demokratëve Sali Berisha.

Ai tha se, në momentet më kritike, kur menduan se na arkivuan në histori, ne përkundrazi u ngritëm dhe sot jemi forca politike e dytë në të gjitha vendet ish-komuniste me këto përmasa që kemi ne.

Berisha: Por, po e injorojmë komplet çështjen e zgjedhjeve.

Për një moment, të mendojmë se ato ishin normale.

Por një qeveri që i vjedh qytetarët, që kapet duke vjedhur dhe që në vend të përdorë ligjin, ndëshkimin, bën mburojë mandatet dhe imunitetit, që në atë moment ajo është qeveri që duhet rrëzuar, ajo është qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet, pavarësisht se ka dalë nga zgjedhje të lira.

Pra, janë dy gjëra, të cilat çdo qeveri e bëjnë të paligjshme.

E bën të paligjshme vota, farsa elektorale. Po kaq të paligjshme e bën vjedhja e qytetarëve.

Po u kujtoj një gjë këtu.

Në vitin 1997, këta ia dolën, i thonë qytetarëve që qeveria ka marrë paratë tuaja nga skemat dhe i ka vendosur në buxhet. I ka vjedhur qeveria. Shumica e qytetarëve e besuan dhe unë e realizova që ata e kanë besuar këtë gjë.

Çfarë bëra?

Unë u thashë bashkëpunëtorëve të mi, tani o miq, ne nuk mund të qeverisim asnjë ditë qytetarë që besojnë, që mendojnë se i kemi vjedhur.

Duhet të hapim rrugën, absolutisht ua them unë, duhet të hapim rrugën, të hetohemi, të faktohet që nuk kemi prekur një qindarkë kurrën e kurrës, t’i merrnim ne paratë e skemave dhe t’i fusim në buxhet, dhe pastaj po na pranuan shqiptarët, ne qëndrojmë opozitë dhe rikthehemi.

Dhe koha provoi, sado i dhimbshëm, sado i rrezikshëm, sado me pasoja, ishte vendim i drejtë.

Qytetarët e kuptuan më vonë se ne nuk kishim marrë asnjë qindarkë.

Kurse këta kanë vjedhur miliarda, janë faktuar me dosje, me prokurori dhe të gjitha dhe thonë jo, nuk do të na hetoni dot, nuk përgjigjemi, ligji nuk është gjë për ne, ne jemi mbi ligjin.

Nuk do i durojmë ne kështu.

Ndaj dhe ne, në misionin tonë, këta do t’i çojmë atje ku e kanë vendin.

Ia kam thënë Edi Ramës, i kam deklaruar dhe i deklaroj në mënyrë absolute, aq sa arritën të shpëtojnë Enver Hoxhën pa e zvarritur nga piedestali i tij bandat dhe kriminelët, aq do të shpëtojnë ty.

Sepse ka një popull të cilit ti i shkelmon votën.

Ka një popull që ti e plaçkit!

Tani ti, këtij populli i thua do të vazhdoj të të plaçkis prapë.

Jo, prandaj dhe ne jemi në misionin më të rëndësishëm sot.

Jemi në një mision më të rëndësishmin që kemi pasur nga themelimi gjer sot.

Më të vështirë, por të sigurt drejt fitores.

Dhe njëherë, ju jeni anëtarë, anetare me stazh, me vite dhe të rinj në PD.

Por, le të rikujtojmë historinë pak.

Në momentet më kritike, kur menduan se na arkivuan në histori, ne përkundrazi u ngritëm dhe sot jemi forca politike e dytë në të gjitha vendet ish-komuniste me këto përmasa që kemi ne.

Është Fideszi në Hungari, jemi ne në Shqipëri.

Dhe u garantoj se vetëm se ju me guxim keni mbrojtur idealet tuaja të drejta dhe të ndershme.

Asnjë shkak tjetër.

Ju u keni qëndruar besnikë idealeve tuaja.

U keni qëndruar besnikë të vërtetave.

Keni mbrojtur ato të vërteta, të cilat e kanë bërë të pamposhtur këtë parti.

Po.

Keni guxuar në të gjitha momentet kritike të qëndroni në anën e të vërtetës.

Ndaj dhe kemi fituar.

Imagjinoni pak, një javë pas themelimit, shpallëm para shqiptarëve dhe botës, çështja kombëtare ylli ynë polar.

E kuptoni ju që shqiptarët ishin të pushtuar në të gjitha anët, përveçse në Shqipëri, se çfarë tronditjesh krijoi ajo.

Po ne në qoftë se nuk mbronim këtë parim, nuk duhej të ekzistonim.

Ama sot ku është çështja kombëtare? Kthehuni pak mbrapa ku ishte dhe ku është sot.

Dhe mund të marr shumë të tjera.

Ndaj dhe në zgjedhjet e kaluara, pati parti të tjera, jemi opozitare, thanë. Këta janë të vjetër.

Por shqiptarët ne na votuan.

Në vende të tjera nuk ka ndodhur.

Në vende të tjera edhe parti në qeveri janë shuar.

E them këtë për të qenë të vetëdijshëm se shqiptarët besimin, shpresën e kanë tek ne.

Ne jemi shpresa e tyre.

Ku ta gjejmë shpresën? Shpresa është PD.

Shpresa është opozita shqiptare.

Jemi në kushte, rrethana të tilla, kur miliardat e drogës, hanxharët e krimit shndërrohen në votë. Vota shndërrohet në drogë dhe krim.

Jemi në rrethana të tilla kur vjedhjet monstruoze të qindra milionë, të miliardave, shndërrohen në votë. Vota shndërrohet në vjedhje.

Shikoni si i mbrojnë ata që janë në parlament Lubi Ballukun, Edi Ramën e me radhë.

E treta, tmerrësisht problematike, jemi në kushtet kur milionat e vjedhura shndërrohen në mashtrim. Mashtrimi në votë dhe vota në mashtrim dhe miliona të tjera.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …